Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Dialog për arsimin e mesëm profesional në Shtip: Mbi 90% e kompanive të përfshira në dialogun për avancimin e arsimit të mesëm profesional janë të përgatitura të pranojnë nxënës për praktikë

Dialog për arsimin e mesëm profesional në Shtip: Mbi 90% e kompanive të përfshira në dialogun për avancimin e arsimit të mesëm profesional janë të përgatitura të pranojnë nxënës për praktikë

 

Dialog për arsimin e mesëm profesional në Shtip: Mbi 90% e kompanive të përfshira në dialogun për avancimin e arsimit të mesëm profesional janë të përgatitura të pranojnë nxënës për praktikë

 

 

Mendimi i kompanive dhe nevojat e tyre, janë të rëndësishme për dizajnimin e politikave të regjistrimit për shkollat ​​e mesme profesionale dhe besojmë fuqimisht se përmes këtij dialogu social do të identifikojmë së bashku nevojat dhe do të mund t`i përgjigjemi atyre. Sigurimi i fuqisë punëtore të kualifikuar është njëkohësisht interesi më i lartë shtetëror, sepse vetëm me investimin në kapitalin njerëzor mund të arrijmë rritje dhe zhvillim shoqëroro-ekonomik.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në takimin “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, që u mbajt në Shtip, në prani të përfaqësuesve të odave dhe biznesit, nga shkollat ​​e mesme profesionale dhe vetëqeverisjet lokale nga Shtipi, Probishtip dhe Sveti Nikole.

Zëvendësministri Aliu theksoi se kompanitë të cilat ballafaqohen me mungesë të kuadrit adekuat janë të vetëdijshëm se ky problem mund të tejkalohet vetëm me përfshirje të dialogut dhe veprim të përbashkët me shtetin dhe komunat. Dëshmi për këtë është interesimi i madh i shprehur nga komuniteti i biznesit për të marrë pjesë në procesin e pyetësorit të zbatuar nga MASH para fillimit të dialogut.

“Veçanërisht më gëzon fakti që interesimi i kompanive për t`u përfshirë në këtë proces është i madh. Kemi marrë përgjigje prej rreth 400 kompani,  ndërsa  rreth 90% e tyre u deklaruan se janë të përgatitura të përfshihen në arsim dual, gjegjësisht të pranojnë nxënës të praktikës në vitin shkollor 2022/23, që e tregon vullnetin e fortë që bashkërisht dhe me përgjegjësi të përshtatim  arsimin e nevojave moderne në tregun e punës dhe të punojmë në kthimin e atraktivitetit dhe vlerës së arsimit të mesëm profesional”, tha Aliu.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në realizimin e këtij dialogu mbështetet nga Ambasada e Zvicrës, Platforma për Dialog Publiko-Privat, ku janë artikuluar interesat e katër odave ekonomike më të mëdha, ndërsa këtu janë edhe kompanitë dhe vetëqeverisjet lokale.

 

MASH për të dytin vit radhazi zhvillon dialog në nivel lokal për avancimin e arsimit të mesëm profesional. Në vitin shkollor 2021/22, numri i paraleleve duale është rritur nga 11 në 97, duke përfshirë mbi 200 kompani. Në këto paralele duale janë regjistruar 1400 nxënës, që është 6% më shumë nxënës në arsimin e mesëm teknik. Janë ndryshuar edhe politikat e bursave, përkatësisht nxënësit e regjistruar në dy paralelet duale në shkollat ​​e mesme marrin bursë mujore prej 3500 denarë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar