Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Mbështetja gjermane për procesin e reformave, nxit fuqishëm realizimin e tyre

Shaqiri: Mbështetja gjermane për procesin e reformave, nxit fuqishëm realizimin e tyre

 

Shaqiri: Mbështetja gjermane për procesin e reformave, nxit fuqishëm realizimin e tyre

 

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka zhvilluar sot një takim protokollar me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S. Znj. Anke Holstein.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e suksesshëm mes dy vendeve në fushën e arsimit, si dhe theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në procesin arsimor dhe në fushën e shkencës.

Ministri Shaqiri falënderoi qeverinë gjermane për mbështetjen e madhe në projekte të ndryshme të realizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për përvojat që vendi i merr nga Republika Federale e Gjermanisë në fushën e arsimit të mesëm profesional.

 

Shaqiri e njoftoi ambasadoren Holstein edhe për realizimin e projektit për modernizimin e arsimit fillor, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të ndjekë dhe të përpiqet t`u përshtatet trendeve botërore në fushën e arsimit.

 

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.S. Holstein theksoi se qeveria gjermane është e gatshme të thellojë bashkëpunimin në arsim dhe fushën kërkimore-shkencore.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar