Në baze te nenit 44 alinea (6) të Ligjit për arsim fillor(Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19 dhe 229/20) dhe Rregullores për mënyrën dhe kriteret e përafërta për organizimin dhe realizimin e garave të nxënësve në lëndët e caktuara në nivel komunal, rajonal dhe shtetërore në arsimin fillornr. 18-6573 me datë 06.07.2020 dhe nr. 18-3228/1 me datë 22.02.2021, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall
THIRRJE PUBLIKE
Për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësvetë cilat organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore
Ministria e arsimit dhe shkencës shpall Thirrje publike për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve të cilat do të organizojnë gara për nxënësit e shkollave fillore.
Të drejtë pjesmarrjeje në këtë Thirrje publike kanë shoqatat e mësimdhënësve të cilat janë të regjistruara si shoqata më së paku tre vite deri në ditën kur aplikojnëpër organizimin e garave dhe të sigurojnë organizim të garave në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut si dhe në të gjitha gjuhët mësimore.
Me dorëzimin e Formularit të kërkesës për akreditim të shoqatave/lidhjeve të mësimdhënësve për organiyimin e garave për nxënësve në arsimin fillor, shoqatat duhet të dorëzojnë:
1. Dokument për veprimtarinë e regjistruar nga Regjistri Qendror i
Republikës së Maqedonisë së Veriut
2. Gjendja rrjedhëse e shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
3. Bilanci igjendjes dhe bilanci i suksesit të shoqatës së mësimdhënësve e lëshuar
nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
4. Statutine shoqatës së mësimdhënësve.
5. Rregullorenpërorganizimin e garavetëshoqatëssëmësimdhënësve.
6. Kalendarintrevjeçarpërmbajtjene garavepërnxënësitnëshkollatfillorenëtë
cilat do tëpërmbahenlëndëtmësimore, periudhakohorepërrealizimin e garave
dhemësimdhënësitpërgjegjësqë do tëpërfshihennëorganizimindherealizimin
e secilësgarë
Në rast se në Thirrjen publike paraqiten më shumë shoqata që i plotësojnë kushtet në bazë të nenit 44 të Ligjit për arsim fillor,Komisioni për akreditimin e shoqatave të mësimdhënësve, vendos në bazë të kriteriumeve plotësuese:
-numrit të mësimdhënësve qe janë anëtar të shoqatës
- numrit të mësimdhënësve anëtar të shoqatës që si mentor kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare/ olimpiadat dhe
- shpërblime të fituara në garat ndërkombëtare/olimpiada ku mentor janë mësimdhënës anëtarë të shoqatës.
Shoqatat e interesuara dokumentacioni i të cilave do të jet jokomplet ose i dorëzuar pas afatit nuk do të merren parasyshë në proçesin e mëtutjeshëm të shqyrtimit dhe akreditimit
Për organizimin e garava akreditohet vetëm nga një shoqatë e mësimdhënësve ose lidhje e shoqatave për lëndë të caktuar për periudhë kohore prej tre vitesh logaritur nga momenti i dhënies së Vendimit për akreditim.
Shoqatat e përzgjedhura të mësimdhënësve, gjegjësisht lidhjet e shoqatave përmes
Rregullores për organizimin e garave do ta rregullojnë organizimin e garave, garat e nxënësve do ti organizojnë përmes arsimtarëve të cilët mbajnë mësim për lëndë të caktuara mësimore,lëndë të ngjashme ose lëmi shkencore të cilës i përket lënda si dhe do të sigurojnë organizimin e garave në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në të gjitha gjuhët mësimore.
Shoqata e mësimdhënësve gjegjësishtë lidhja e shoqatave mundë të ndajë vetëm një diplomë për vend të parë, dytë ose të tretë nxënësit i cili merr pjesë në garat shtetërore për lëndë të caktuar mësimore, mësimdhënësit- mentor i ndahet Lavdëratë, ndërsa pjesmarrësve të tjerë mund tu ndajë çetrifikatë për pjesmarrje në garë.
Të drejtë për pjesmarrje në këtë Thirrje publike kanë shoqatat e mësimdhënësve dhe Lidhjet e shoqatave të mësimdhënësve për këto lëndë të arsimit fillor:
- Gjuhë shqipe
-Gjuhë turke
- Gjuhë sërbe
- Gjuhë boshnjake
-Gjuhë gjermane
- Gjuhë Ruse
- Arsimi figurativ,
- Arsim muzikor,
- Arsimteknik,
- Shoqëri
- Histori
- Etikë
- Arsim qytetar
- Inovacione
-Arsim fizik dhe shëndetësor
- Gjuha dhe kulturë e vllahëve
- Gjuha dhe kulturë e turqëve
- Gjuha dhe kulturë e sërbëve
- Gjuha dhe kulturë e romëve
- Gjuha dhe kulturë e boshnjakëve,
- Njohja me religjionet,
- Kultura klasike në civilizimi evropian
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në afat prej 15 ditëshnga shpallja e Thirrjes publike në arkivën e Ministrisë së arsimit dhe shkencës ose në adresën “Sv.Kiril i Metodij” nr.54 Shkup