Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Programi për Bashkëpunim Teknik i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA) për ciklin e projektit 2024-2025

Programi për Bashkëpunim Teknik i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEA) për ciklin e projektit 2024-2025

 

 

Qëllimi i Programit për  Bashkëpunim Teknik të ANEA -s është ti ndihmojë Shtetet Anëtare në zhvillimin e programeve të tyre për përdorimin e qëndrueshëm të teknologjisë nukleare për qëllime paqësore.

Ndihma e  e ANEA ralizohet  përmes sigurimit të shërbimeve të ekspertëve në fushën përkatëse, përmes trajnimit të kuadrit të përfshirë në realizimin  e projektit në qendra të njohura në shtetet anëtare të ANEA, simpoziumeve, seminareve dhe furnizimin e pajisjeve të reja  ose përmirësimin e pajisjeve ekzistuese..

Propozim - projektet duhet të jenë në përputhje me Kornizën e Programit  për bashkëpunim teknik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe ANEA,  (Country Programme Framework ), gjegjësisht në fushën e:

 

Përmirësimi i infrastrukturës për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe sigurimi  nuklear ;

  •  Menaxhimi i mbetjeve radioaktive;
  •  Siguriae e ushqimit , bujqësi dhe shëndetit të kafshëve;
  • Përmirësimi i kujdesit shëndetësor duke e zbatuar teknika bërthamore në diagnostikim dhe radioterapi;
  •  Zbatimi i teknikave izotopike në fusha të ndryshme (ekologji, veterinari, gjeologji, hidrologji, etj.)

 

Aktivitetet e projektit duhet të përfshijnë teknikat e aplikuara nukleare  kurse  rezultatet e projekteve  të synohen për shfrytëzuesit  përfundimtarë. Projektet nuk guxojnë të  përfshijnë    kërkime  shkencor bazë, për të cilët ANEA shpall program të veçantë, në kuadër të të cilit mund të aplikohet   vazhdimishtë: http://www-crp.iaea.org.http://www-crp.iaea.org.

 

Sipas rregullave të ANEA -së, projekti i cili parasheh blerjen e pajisjeve ,vlera e të cilave është më e madhe se 150.000 euro në mënyrë që të mundet të pranohet për financim nga ANEA, institucioni parashtrues i projektit është i detyruar t`i paguajë Fondit të ANEA -së për Bashkëpunim Teknik të paktën 50% të vlerës së pajisjeve.. Ky dokument/deklaratë është i ashtuquajtur Government cost-sharing ,me të cilin vendi shpreh përkushtimin e tij për implementimin e suksesshëm të projektit, dhe i njëjti  duhet të jetë pjesë përbërëse e dokumentacionit të projektit të dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Formulari për  dorëzimin e projekt-idesë (Country Programme Note/Proposed Programme), si dhe të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me përgatitjen dhe aplikimin e projekt idesë mund të gjenden në faqen e internetit: http://pcmf.iaea.org. Qëllimi është që të prezantohet projekt ideja në formë të shkurtër kurse  dokumenti i projektit të përgatitet me mbështetjen e ekspertëve të ANEA, pasi të ketë kaluar evaluimin  e duhur  nga njësia  teknike përkatëse  e ANEA.

                   Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 20 prill 2022. (në kopje të lrtrës  dhe në mënyrë elektronike) në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Njësia  për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë - Zyra në lidhje me  ANEA  .

 

Personi kontaktues: Julijana Balevska, officer nacional në  lidhje me ANEA, e-mail:julijana.balevska@mon.gov.mk.

 

 

 

 

 

 

            

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar