Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri takoi rektorin e Universitetit "Shën Kliment Ohridski", Prof. Dr. Korunovski: Me përkushtim të përbashkët për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë

Shaqiri takoi rektorin e Universitetit "Shën Kliment Ohridski", Prof. Dr. Korunovski: Me përkushtim të përbashkët për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë

 

Shaqiri takoi rektorin e Universitetit

 

 

Rritja e cilësisë së mësimdhënies në arsimin e lartë është në interes të komunitetit akademik, por edhe në interesin më të gjerë shoqëror, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kushton vëmendje të veçantë krijimit të politikave për përmirësimin e funksionimit të universiteteve dhe veprimtarisë shkencore në vend. Gjatë takimit të punës sot, me Rektorin e Universitetit “Shën Kliment Ohridski” Manastir Prof. Dr. Sasho Korunovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri foli edhe për vazhdimin e përkrahjes dhe nxitjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, e cila filloi vitin e kaluar akademik.

 

“Duke respektuar autonominë e universiteteve, MASH është gjithmonë e hapur për të dëgjuar propozimet e tyre për avancimin e veprimtarisë arsimore dhe shkencore. Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin si mënyra më e mirë për të arritur qëllimet strategjike që lidhen me arsimin e lartë. Mendimi i profesorëve është i rëndësishëm për ne në miratimin dhe zbatimin e reformave”, tha ministri Shaqiri.

 

Rektori Korunovski theksoi se ky universitet po bën përpjekje të vazhdueshme për realizimin e suksesshëm të cikleve studimore. Në të njëjtën kohë, angazhimi i universitetit " Shën Kliment Ohridski" është të krijojë kushte për një mjedis shkencor stimulues dhe motivues, prandaj është e mirëseardhur mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zhvillimin e laboratorëve ekzistues dhe hapjen e laboratorëve të rinj të kërkimit shkencor.

Në takim u diskutua edhe për rrjedhën e vitit akademik në aspektin e Covid-19.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar