Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takim i ministrit Shaqiri me kryetarin e SASHK Nedelkov

Takim i ministrit Shaqiri me kryetarin e SASHK Nedelkov

 

Takim i ministrit Shaqiri me kryetarin e SASHK Nedelkov

 

 

Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional janë hallka më e rëndësishme në realizimin e procesit arsimor, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën përpjekje maksimale për vlerësimin dinjitoz të punës së tyre dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov sot në një takim pune diskutuan për këtë temë të rëndësishme dhe vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm.

 

Në takim, ministri Shaqiri theksoi se sindikata mbetet një partner i fuqishëm i MASH në realizimin e të gjitha proceseve reformuese, të cilat ndër të tjera parashikojnë forcimin dhe avancimin e kuadrit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar në vazhdimësi zotohet për vlerësimin e punës së mësimdhënësve, gjë që është paraparë edhe me ndryshimet ligjore që janë në procedurë parlamentare.

 

Siguria ekonomike dhe juridike e mësuesve për Qeverinë është në krye të prioriteteve për të cilat është përgatitur një ligj që garanton këto të drejta të stafit mësimdhënës dhe bashkëpunëtorëve profesional.

 

 

Në takim, kryetari i SASHK-ut, Nedelkov shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe paralajmëroi se edhe në të ardhmen sindikata do të vazhdojë dialogun me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

Lajme dhe Ngjarje


10/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar