Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri u takua me homologen kosovare Nagavci, të dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Shaqiri u takua me homologen kosovare Nagavci, të dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

 

Shaqiri u takua me homologen kosovare Nagavci, të dy vendet do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

 

 

Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit, por ka interes nga të dyja palët për ta thelluar edhe më shumë. Mbështetja e ndërsjellë është shumë e rëndësishme në proceset e përmirësimit të sistemeve nacionale të arsimit dhe ofrimit të mundësive më të mira arsimore për qytetarët.

 

Ky është përfundimi nga takimi i sotëm mes ministrave të Arsimit dhe Shkencës të të dy vendeve, Jeton Shaqiri dhe Arbërie Nagavci, i cili u zhvillua në Shkup, në të cilin u zotuan se do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për nënshkrimin e një programi dypalësh për bashkëpunim në arsim, i cili do të të jetë i rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet institucioneve arsimore në të gjitha nivelet.

 

“Është mirë që të dyja palët kanë vullnet të fortë për të forcuar bashkëpunimin. Ne jemi të vetëdijshëm se duke e ndihmuar njëri-tjetrin mund të zhvillojmë më shpejt shoqëritë tona, e me këtë edhe rajonin, i cili do të bëhej më konkurrues në shkallë më të gjerë dhe në shumë aspekte”, tha ministri Shaqiri.

 

Ai foli edhe për reformat aktuale që po zbatohen në arsim në Maqedoninë e Veriut, si dhe prezantoi prioritetet e ardhshme, ndër të cilat, siç tha, janë modernizimi i teksteve shkollore, përmirësimi i infrastrukturës arsimore dhe digjitalizimi.

 

Ministrja Nagavci foli edhe për aktivitetet aktuale të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e cilësisë së arsimit, duke theksuar se përvoja e Maqedonisë së Veriut në procesin reformimues  sidomos të arsimit fillor dhe të mesëm profesional është e rëndësishme dhe mund të ndihmojë në krijimin e politikave të ardhshme arsimore të Kosovës.

 

Krahas ministrave të Arsimit dhe Shkencës, në takim mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu, si dhe udhëheqësit e disa sektorëve në të dyja ministritë.

 

Lajme dhe Ngjarje


1/15/2025

1/15/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar