Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri: Në bashkëpunim me UNDP-në i avancojmë politikat për arsimin e lartë, arsimin e të rriturve dhe nxënësve me aftësi të kufizuara

Shaqiri: Në bashkëpunim me UNDP-në i avancojmë politikat për arsimin e lartë, arsimin e të rriturve dhe nxënësve me aftësi të kufizuara

 

Shaqiri: Në bashkëpunim me UNDP-në i avancojmë politikat për arsimin e lartë, arsimin e të rriturve dhe nxënësve me aftësi të kufizuara

 

 
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot, në takim me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Armen Grigorian rikonfirmoi rëndësinë e mbështetjes logjistike dhe financiare që Republika e Maqedonisë së Veriut pranon për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Ministri theksoi se është veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi në përmirësimin e arsimit për nxënësit me nevoja të veçanta, si dhe arsimin e lartë dhe të të rriturve, si kusht për përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
 
“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e UNDP-së për të kontribuar në krijimin e politikave për të përshtatur arsimin me nevojat e kompanive, me fokus arsimin profesional. Në takimin e sotëm diskutuam edhe për kontributin lidhur me projektet për arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta dhe rritjen e mundësive për arsim gjithëpërfshirës”, tha ministri Shaqiri.
 
UNDP vazhdon të jetë partner i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në projektet që do të zbatohen këtë vit, theksoi Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Grigorian, duke theksuar se krijimi i një sistemi arsimor efikas dhe efektiv pas atij të mesëm u mundëson të rinjve të fitojnë kualifikime të nevojshme profesionale për punësim më të lehtë.
 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar