Ambasada e Republikës së Çekisë në Shkup njofton se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Edukimit Fizik e Republikës së Çekisë ofron katër bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 për pjesëmarrje në shkolla verore të Gjuhës Çeke në kuadër të projektit për studime sllave, të cilat tradicionalisht mbahen në Pëlzen ( 2 vende), prej 11 deri 29 korrik 2022 dhe Brno ( 2 vende) prej 23 deri 20 gusht 2022.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në dy ekzemplar sipas listës në vijim :
- Formular të plotësuar për pjesëmarrje në shkollë verore;
- CV, biografi të shkurtër;
- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë;
- Për studentët: vërtetim se është studentë i rregullt në fakultet;
- Letër motivuese
Bursa mbulon pagesën për shkollim, akomodimin dhe ushqimin në kantinën e studentëve, ndërsa shpenzimet e udhëtimit i mbulohen vetë pjesëmarrësi.
Dokumentacioni i pa kompletuara dhe i dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet.
Fletëparaqitja për aplikim dhe dokumentacioni i nevojshëm gjenden në http://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies?lang=2 si dhe ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut: www.mon.gov.mk ( konkurse). Gjithashtu mund të aplikojnë edhe kandidatë me financim privat (vetëfinancim)
Informacionet më të hollësishme si dhe Fletëaplikimet gjenden në ueb faqen: http://www.mzv.cz/skopje
Fletëaplikimi së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në dy ekzemplar duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për Shkencë dhe Inovacione, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut më së voni deri më 08.03.2022.
Intervista do të mbahet më 10.03.2022 në ora 10:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, katin e 14, zyra 1410.
Kontakt personi: Goce Vidanovski, Sektori për shkencë dhe inovacione,
E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk