Në bazë të nenit 50 të Ligjit për veprimtari shekncore-hulumtuese (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16 neni 5 paragrafit (1) të Rregullores për realizimin e të drejtës të çmimit të njëhershëm për publikimin e punimit shkencor dhe për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 102/18) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2021 nr.15-______/1 të datës ___.01.2022 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpall
KONKURS PËR KOMPENSIMIN E MJETEVE TË PAGUAR PËR PUBLIKIMIN E PUNIMEVE SHKENCORE NË VTIN 2021
1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në revista me faktor të ndikimit, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet shkencore të/ arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: autorët).
2. Autorët që kanë paguar mjetet për publikimin e punimit në revistë të indeksuar në bazat e Web of Science ose Scopus paraqesin kërkesë për kompensim të mjeteve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës më së voni një vit nga dita e publikimit të punimit.
3. Dokumentet e nevojshme për kërkesën e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore janë:
- kopje nga punimi i publikuar nga autor vendor në revista referuar në bazat Web of Science ose Scopus;
- kopje nga faqja e revistës ku është shënuar titulli, viti dhe numri i revistës, këshilli editorial dhe botuesi i revistës në të cilën është publikuar punimi;
- certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të autorit/autorëve
- vërtetim për zgjedhje të titullit mësimor, bashkëpunuese ose shkencore.
- kopje të faturës, respektivisht fletëpagesë për shtypjen e punimit, e parashtruar nga ana e subjektit për kryerjen e veprimtarisë kërkimore- shkencore.
- Vërtetim nga ana e subjektit për kryerjen e veprimtarisë kërkimoro-shkencore, se autori nuk ka fituar mjetet nga institucioni amë ose nga institucioni tjetër dhe të ngjashme për publikimin e punimit;
-deklaratë e autorëve të punimit për shpërndarjen e përqindjes së mjeteve të paguara për publikimin e punimit
- Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale
- Kërkesat e autorëve të cilëve u janë ndarë mjetet nga institucioni amë ose nga institucioni tjetër dhe të ngjashme për publikimin e punimit të njëjtë, pa marrë parasysh në cilën revistë, nuk do të shqyrtohen.
4. Konkursi publik zgjat prej më 01 shkurt deri më 01 prill 2022. Kërkesa jo në kohë ose e pakompletuar nuk do të merret parasysh.
5. Mjetet financiare për këtë qëllim do të sigurohen me mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
6. Ky aktvendim hyn në fuqi nga dita e sjelljes së tij
7. Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues i nevojshëm për konkursin mund të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose në ueb faqen e internetit të Ministrisë (www.mon.gov.mk).
Fletëparaqitjet dhe dokumentet e shënuara në pikën 3 të këtij Konkursi duke filluar prej më datë 01.02.2022 përfundimisht me datë 01.04.2022 dorëzohen në adresën ose në arkivin e:
MINISTRISË SË ARSIMIT DHE TË SHKENCËS
Sektori për Shkencë dhe Inovacione
bul. „Shën Kirili dhe Metodi“ nr. 54
1000 Shkup
Informata shtesë për Konkursin mund të merren në në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, personi i kontaktit
Aleksandar Petrov, telefoni 02/3140-189 dhe
e-mail: aleksandar.petrov@mon.gov.mk, zyra 1405
dhe Olga Dukovska Atov telefoni 02/3140-185 dhe
e-maili: оlga.dukovska@mon.gov.mk, zyra 1410