Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / / TAKIMI I PARË I KOMITETIT DREJTUES TË PROJEKTIT TVINING "MBËSHTETJE E MËTEJSHME PËR ZBATIMIN E KORNIZËS KOMBËTARE PËR KUALIFIKIMET" MK IPA 17 SO 01 21

TAKIMI I PARË I KOMITETIT DREJTUES TË PROJEKTIT TVINING "MBËSHTETJE E MËTEJSHME PËR ZBATIMIN E KORNIZËS KOMBËTARE PËR KUALIFIKIMET" MK IPA 17 SO 01 21

 

TAKIMI I PARË I KOMITETIT DREJTUES TË PROJEKTIT TVINING

 

 

Më 1 dhjetor është mbajtur Takimi i parë i Komitetit Drejtues të Projektit Tvining "Mbështetje e mëtejshme për zbatimin e kornizës kombëtare të kualifikimeve" MK IPA 17 SO 01 21. Projekti është i financuar nga Bashkimi Europian dhe do të zbatohet në periudhën prej 27 muajve.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe institucionet nga Lituania, Sllovenia dhe Franca si vende anëtare të projektit. Vendi anëtar drejtues i projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit e Lituanisë në bashkëpunim me Qendrën për Vlerësimin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, Qendrën për Zhvillimin e Kualifikimeve dhe Arsimit për Trjanim Profesional , Agjencia e Fondit Social Europian dhe Këshilli i Lartë për Vlerësimin e Kërkimit dhe Arsimit të Lartë në Francë së bashku me Institutin për Arsim dhe Trajnim Profesional të Republikës së Sllovenisë si partnerë të rinj të Projektit.

 

Qëllimi kryesor i projektit është forcimi dhe operacionalizimi shtesë i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), me çka do të rritet punësueshmëria, mobiliteti dhe integrimi social i punëtorëve dhe nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Buxheti i projektit është 1.500.000.00 euro.

Pritet projekti Tvining të mbështesë funksionalitetin e KKK-së nëpërmjet:

- zhvillimit dhe zbatimit të mëtejshëm të proceseve/procedurave për sigurimin e cilësisë

- transparencën dhe menaxhimin me aftësitë dhe kualifikimevet në kornizën e të mësuarit gjatë gjithë jetës në arsimin e përgjithshëm dhe arsimin dhe trajnimin profesional dhe arsimin e lartë,

- përmirësimin e cilësisë dhe përshtatshmërinë më të mirë të arsimit dhe trajnimet në përputhje me kërkesat e tregut të punës,

- lidhjen e të mësuarit formal, joformal dhe të mësuarit nga përvoja, si dhe

- Mbështetja e procesit të vlefshmërisë së rezultateve të të mësuarit të përftuara përmes të mësuarit joformal ose të mësuarit nga përvoja.

 

Z. Selatin Beluli, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dëshiroi  mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij projekti për vetë Ministrinë, si dhe për të gjitha institucionet dhe palët e interesuara që janë të përfshirë në procesin. Pjesëmarrësit, të Delegacionit të Bashkimit Europian të Republikës së Maqedonisëë së Veriut, Sektori për financim qendror dhe lidhjen e marrëveshjeve, si dhe Sektori për Bashkim Europian - IPA struktruë, ishin pjesë e diskutimit konstruktiv lidhur me rëndësinë e rezultateve dhe aktiviteteve të cilat themelohen me shkëmbin e përvojave dhe njohurive ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe vendit përfitues.

Znj. Agne Kudarauskine, lider i Projektit nga vendi Anëtar, i prezantoi aktivitetet e projektit në fazën fillestare të zbatimit, ku pasoi fjalim i shkurtër nga Këshilltarja e Përhershme e Tvining të vendit anëtar - Znj. Jolita Butkiene rreth Planit Fillestar për punë. Znj. Aurelia Valleikene, eksperte afatshkurtër, i prezantoi faktorët kryesorë që ndikojnë në suksesin e projektit dhe z. Janez Damjan, lider i ri i Projektit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet ekspertëve të huaj dhe vendas. Z. Luka Citarella, përfaqësues i Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi nevojën e vendosjes së mekanizmit të bashkëpunimit në mes të shumë projekteve që kanë të bëjnë me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, atyre që tashmë janë zbatuar dhe atyre që janë në proces të zbatimit, me qëllim që të shmangen përgjigjet e aktiviteteve dhe rezultatet e tyre të pritshme.

Plani fillestar për punë ishte nënshkruar nga liderët e projektit dhe u morën vesh se mbledhja e ardhshme e komitetit drejtues do të mbahet në Mars, të vitit 2022. 

 

 


12/28/2023

11/7/2023
Back to top
Close Offcanvas Sidebar