Vazhdimi i të gjitha aktiviteteve aktuale në fushën e arsimit fillor, të mesëm, të lartë dhe shkencës, por edhe futja e disa risive në periudhën e ardhshme, me të cilat do të përmirësohet cilësia e procesit edukativo-arsimor dhe do të sigurohen më shumë përfitime për nxënësit, studentët. mësimdhënësit , profesorët dhe shkencëtarët , ishte në fokus të takimit koordinues që Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri zhvilloi sot me këshilltarët shtetërorë në këtë ministri.
Gjatë takimit, Shaqiri shprehu gadishmëri për konstruktivitet nga të gjithë këshilltarët, siç tha ai, dhe kontribut maksimal për përmbushjen e plotë të programit për punën e Ministrisë e cila është miratuar nga qeveria dhe duhet të realizohet deri në vitin 2024.
"Të gjitha segmentet e arsimit dhe shkencës janë të rëndësishme. Është normale që të ketë prioritete, por unë këtu do ta veçoj digjitalizimin, avancimin e standardit të nxënësve dhe të studentëve, si dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Por gjithashtu , së bashku do të përkushtohemi për të gjitha çështjet tjera dhe do të sigurojmë vazhdimësinë e këtyre projekteve, masave dhe aktiviteteve të cilët tashmë kanë dhënë efektin që pritej prej tyredhe kemi informacion në lidhje me këtë ", tha ministri.