Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shaqiri me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme: Së bashku do t`i tejkalojmë sfidat dhe do t`i gëzohemi sukseseve

Shaqiri me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme: Së bashku do t`i tejkalojmë sfidat dhe do t`i gëzohemi sukseseve

 

Shaqiri me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme: Së bashku do t`i tejkalojmë sfidat dhe do t`i gëzohemi sukseseve

 

 

 

Ministri e Arsimit dhe i Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, sot në takimin online diskutuan për aktivitetet të cilat presin në gjysmëvjetorin e dytë në vitin shkollor 2021/2022. Për të siguruar një proces arsimor sa më të mirë, ministri theksoi se është e rëndësishme të ruhet një komunikim i mirë mes shkollave dhe Ministrisë dhe se të gjithë të angazhohen maksimalisht në zbatimin e agjendës arsimore dhe konceptit të ndërtimit të një sistemi arsimor cilësor.

 

“Tek Ju shoh bashkëpunëtorë me të cilët së bashku  ndërtojmë sistem edukativo- arsimor cilësor. Pavarësisht nga përkatësia politike apo ndonjë përkatësie  tjetër. Unë jam në dispozicion të të gjithëve, për të tejkaluar  sfidat së bashku dhe për t`iu gëzuar sukseseve, ndërsa  këtë e  pres edhe nga Ju.

 

Ministria, shkollat, mësimdhënësit , nxënësit dhe prindërit, të gjithë ne  kemi një qëllim të vetëm - të punojmë në interesin më të mirë të arsimimit të fëmijëve, të cilët janë e ardhmja jonë. “Të bashkojmë përpjekjet, që të kemi me çka të krenohemi në të ardhmen”, theksoi  ministri Shaqiri.

 

Ai kërkoi nga drejtorët që ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë periudhë të pushimit  të zgjatur, të koordinohen me punonjësit nëpër shkolla dhe të përgatiten për zbatimin e programeve, mësimore veçanërisht të risive në arsimin fillor dhe të mesëm.

 

Shaqiri gjithashtu njoftoi drejtorët se janë duke u zhvilluar përgatitjet për hartimin e programeve mësimore si dhe teksteve të reja për klasën e dytë dhe të pestë. Zgjerimi i konceptit të arsimit dual do të vazhdojë edhe në fushën e arsimit të mesëm, ndërsa ministri paralajmëroi mbështetje të fuqishme për projektet për avancimin  e infrastrukturës arsimore.

 

Në pjesën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, ministri Shaqiri theksoi se nuk do të ketë ndryshime. Mbetet i njëjti koncept si vitin e kaluar dhe do të ketë një koncept të ri nga viti 2022/2023, për të cilin do të ketë debat publik.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar