Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin shkollor 2022/2023 jep 4 bursa për studime deridiplomatike (të rregullt ), magjistraturës, doktoraturës dhe specializime (1 bursë e dhënë nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës dhe 3 bursa të unilaterale )
Kandidatët është e nevojshme që të aplikojnë online dhe t`i bashakngjesin dokumentacionin në vazhdim:
- Fletëaplikimin ( aplikimi është online në linkun www.csc.edu.cn/studyinchina ose në www.campuschina.org, numri i agjencisë 8071formulari i plotësuar dorëzohet në Ministri).
- Fotokopje e dokumentit për udhëtim: Kandidatët duhet të dorëzojnë kopje të skenuar të dokumentit valid për udhëtim më së voni deri më datën - 1 mars 2023,
- Fotokopje të dëftesave për përfundimin e arsimit të mesëm ( për studime të rregullta - deridiplomike ) të përkthyera në Gjuhën angleze ose Gjuhën kineze të vërtetuara në noter,
- Fotokopje të diplomës për kryerjen e studimeve të larta arsimore ( të magjistraturës dhe doktoraturës dhe specijalizime) të përkthyera në Gjuhën angleze ose Gjuhën kineze të vërtetuara në noter,
Fotokopje të certifikatës për provimevet e dhëna ( studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specijalizime) të përkthyera në Gjuhën angleze ose kineze të vërtetuara në noter,
- Plani për studimet ( deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specijalizime dhe deri në 800 fjalë për studimet e magjistraturës dhe doktoraturës),
- Dy rekomandime nga profesorët e universitetit ( nga studimet e magjistraturës, doktoraturës dhe specijalizimeve ),
- Certifikatë mjekësore (Foreigner Physical Examination Form) plotësohet në Gjuhën angleze dhe duhet t`I përmbajë të gjitha analizat e shënuara, të posedojë nënshkrim nga mjeku, vulë zyrtare nga insitucioni shëndetësor dhe fotografi të ngjitur të kandidatit dhe të jetë valid për 6 muaj.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për studime nga fusha e muzikës, përveç dokumentave të shënuara duhet të dorëzojnë edhe CD me veprat e tyre muizikore, ndërsa kandidatët të cilët kanë aplikuar për studime të artit, përveç dokumentacionit të shenuar , duhet të dorëzojnë edhe CD me veprat e tyre artistike (2 vizatime, 2 piktura me ngjyra dhe 2 punime sipas zgjedhjes suaj).
- Certifikatë se nuk është I gjykuar të mos jetë më e vjetër se gjashtë muaj.
Gjatë aplikimit kandidatët mund të bashkangjesin edhe dokumentacionin në vazhdim:
- Letër pranimi nga universiteti i zgjedhur ( informacionet më të hollësishme në linkun htpp://www.CampusChina.org dhe www.csc.edu.cn/Laihua/universityen.aspx),
- Vërtetim për njohjen e Gjuhës kineze (certificate HSK) ose Gjuhës angleze (IELTS ose certifikat TOFEL)
Afati и fundit për aplikim është deri më datë 10.02.2022
Kandidatët të cilët do të aplikojnë online për bursë nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës duhet të dorëzojnë kopje të fletëaplikimit (pika 1 nga dokumentacioni i nevojshëm) në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më datë 10.02.2022.
Informacione më të hollësishme mund të merren në nr.tel. 02 3140 185 / kontakt personi Ollga Dukovska- Atov, si dhe në ueb fаqet http/www.campuschina.org ose http//en.csc.edu.cn/studyinchina.
Kandidatët e pranuar do të fillojnë studimet në shtator të vitit 2022.
Kandidatët do të përzgjedhen nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shkup.