Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se sot u është kryer pagesa e mjeteve për racion të subvencionuar të studentëve prej 79,14 milionë denarë për 28.011 studentë përfitues të kësaj të drejte.
Gjithsej 26.377 prej tyre janë shfrytëzues aktualë dhe ata i kanë marrë mjetet për muajin dhjetor. Për 380 studentë, aplikimet e të cilëve kanë arritur në thirrjen e parë, por të njëjtit ishin lëndë e shqyrtimit shtesë me institucione dhe institucione të tjera, u janë paguar mjetet për tre muaj, përkatësisht për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor. Ndërsa 1254 studentëve që e kanë realizuar këtë të drejtë përmes thirrjes së tretë u janë paguar mjetet për muajt nëntor dhe dhjetor. Në rrjedhë është shqyrtimi i aplikimeve nga thirrja e fundit nga muaji i kaluar.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës rikujton se në periudhën nga data 20 deri në datën 30, gjegjësisht të datës 31 në çdo muaj, do të ketë mundësi për aplikim për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar të studentëve për të gjithë ata studentë që më parë nuk i kanë plotësuar kushtet, ose për çfarëdo arsye nuk kanë aplikuar.
Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhëna për llogarinë personale të transaksionit.
Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilën të rinjve në mënyrë të konsiderueshme u lehtësohet jeta gjatë kohës së studimeve, përkatësisht marrin nga 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjetet e dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të RMV-së dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në çfarëdo lloj baze më e madhe se paga minimale.