Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR NDARJEN E ÇMIMIT „GOCE DELLÇEV” NË VITIN 2022

KONKURS PËR NDARJEN E ÇMIMIT „GOCE DELLÇEV” NË VITIN 2022

 

KONKURS  PËR NDARJEN E ÇMIMIT „GOCE DELLÇEV” NË VITIN   2022

 

Në bazë të Ligjit për çmime  shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 52/2006, 54/07 dhe  74/12), Rregullores për punën e Këshillit për ndarjen e çmimit  “ Goce Dellçev” (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 40/09, 25/11, 9/15  dhe 1/16) dhe Procesverbalit  nga mbledhja e parë e Këshillit mbajtur më 21.12.2021, Këshilli për ndarjen e çmimeve “  Goce Dellçev” shpall

 

 

KONKURS

PËR NDARJEN E ÇMIMIT GOCE DELLÇEV” NË VITIN

 2022

 

Me çmimin  Goce Dellçev ” ndahen mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në lëminë shkencore në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut .

Çmimi në vitin 2022 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar  në vitin 2021.

            Çmimi  Goce Dellçev” ndahet më 4 Maj- ditën e vdekjes së Goce Dellçevit”

Çmimi sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin për çmimet shtetërore (“ Gazeta zyrtare e Republikës së  Maqedonisë” nr.  52/2006, 54/07 dhe 74/12) dhe me këtë konkurs ndahet për individë ose grup autorësh nga vendi ose jashtë vendit. 

Të drejtë konkurrimi kanë  veprat e një autori  ose veprat e një grup autorësh që janë publikuar veçmas të recensuara dhe katalogizuara . Për datën e publikimit llogaritet data që është e shpallur në katalogimin e publikimit ( CIP). Të drejtë konkurrimi nuk kanë të arriturat të publikuara në revista profesionale dhe shkencore me impakt faktor, si dhe kapituj dhe pjesë të librave.  

Individë ose grup autorësh mund të jetë  fitues i çmimit në lëmin e njejtë vetëm një herë.

Anëtar nga grupi i autorëve mund  si individ të jetë fitues i çmimit  për libër ose vepër tjetër në lëmin  e njejtë.

            Propozime për ndarjen e çmimeve mund të parashtrojnë: institucionet shkencore, shoqatat tregtare,  shoqatat tjera qytetare dhe qytetarët. 

Propozimi  për ndarjen e çmimeve duhet të arsyetohet dhe të përmbajë: të dhënat personale për autorët, përkatësisht autorët adresa e vendbanimit, të dhëna bibliografike dhe arsyetim të shkurtër për rëndësinë e realizimit i  cili  propozohet  për çmim. Propozimet për vepër ose libër shkencor të publikuara në gjuhë të tjera  duhet të përmbajnë rezime të shkurtër në gjuhën maqedonase deri në 3 faqe dhe përmbajtje në gjuhën maqedonase deri në 5 faqe. 

Propozimit  për ndarjen e çmimeve duhet t`i  bashkëngjiten 3 shembuj. Propozimit  gjithashtu duhet t`i bashkangjiten së paku 3  shembuj origjinal nga libri shkencor përkatësisht vepra dhe ekzemplar në formë elektronike të dorëzuar përmes postës - e.

 

Propozimet për ndarjen e çmimit duhet të parashtrohen prej më 27.12.2021  deri më  15.02.2022 në adresën :

 

 

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Këshili për ndarjen e çmimit  Goce Dellçev”

Rr. „Shën Kirili dhe Metodi  nr. 54, 1000 Shkup

adresa- e : darko.tomovski@mon.gov.mk

           

Propozimet e  pakompletuara dhe propozimet të cilët nuk janë dorëzuar në afatin e caktuar nuk do të shqyrtohen:

 

 

          KËSHILLI PËR NDARJEN E ÇMIMEVE GOCE DELLÇEV”

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar