Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe Gazetës Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe 110/19) dhe nenit 3 të Ligjit për mbështetjen e të rinjve gjatë blerjes së instrumenti muzikor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 113/18) Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall
KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN AKADEMIK 2021/2022
Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen programet dhe planet për art muzikor.
Të drejtën e kthimit të mjeteve e fitojnë nxënësit të cilët i plotësojë kushtet në vazhdim:
- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Të jenë nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen programet dhe planet për art muzikor,
- Të kenë arritur së paku sukses mesatar – shumë mirë në vitin e parë, dytë dhe të tretë nga arsimi i i mesëm;
- Të kenë notë të shkëlqyeshme ( 5.00) në lëndën mësimore nga instrumenti për të cilin konkurron për kthimin e mjeteve në vitin e parë, dytë dhe tretë në arsimin e mesëm
- Të posedojnë së paku një shpërblim në gara muzikore ose të kenë realizuar shfaqje publike ( solo koncert, recital, gjysmë recital, ose solo performancë me ansambël), në vitin aktual ose dy vitet shkollore të mëparshme dhe
- Të ardhurat mujore të përgjithshme të prindërve- kujdestarëve të nxënësit të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara neto-pagë për punonjës për tre muajt e fundit të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.
MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkëngjisin dokumentacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (Kërkesë për kthimin e mjeteve ) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) duke filluar nga data 20.12.2021.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim:
- Kërkesë për kthimin e mjeteve (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shtojcën e Konkursit ) vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;
- Certifikatë e shtetësisë;
- Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin e katërt në shkollë të mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art muzikor;
- Kopje të dëftesave për vitet e kaluara shkollore në arsimin e mesëm
- Deklaratë për statusin familjar të nxënësit ( terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shtojcë të Konkursit);
- Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale për nxënësin dhe prindërit- kujdestarët e tij ku pajtohen që Ministria zyrtarisht t′i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilët ka marrëveshje për bashkëpunim ( terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ,në shtojcë të Konkursit);
- Për nxënësit prindërit e të cilëve janë të divorcuar dorëzohet dëshmi për divorc ndërsa nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dorëzohet si e ardhur mujore;
- Vërtetim për pagën e realizuar të prindit - kujdestarit në muajin e fundit para publikimit të konkursit, në qoftë se për këtë muaj nuk është bërë pagesa atëherë të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit ( për prindërit-kujdestarët të punësuar në institucione shtetërore ose publike duhet të dorëzohet vërtetim nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit- kujdestarët të punësuar në kompani private përveç vërtetimit të pagës të dorëzohet dhe deklaratë të nënshkruar për marrjen e pagës);
- Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin e kaluar ( të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga veprimtaria bujqësore, të ardhura nga të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese, etj) për nxënësin dhe prindërit/kujdestarët;
- Për prindërit- kujdestarët e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit - çekun;
- Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku I fundit;
- Vërtetim se nuk janë të punësuar ose marrin/nuk marrin kompensim në të holla për të dy prindërit/kujdestarët të kandidatit individualisht , nga Agjencioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe
- Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.
Informacione shtesë:
Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon Komision për shqyrtimin e kërkesave të arritura nga nxënësit dhe përcakton plotësimin e kushteve të këtij ligji, i përbërë nga 3 anëtar nga Ministria, dy anëtar nga ana e mësimdhënësve të shkollave të mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art muzikor dhe dy anëtar nga ekspert të njohur nga fusha e muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Antoneta Manevska, antoneta.manevska@mon.gov.mk
Afati i fundit për parashtrimin e Fletëparaqitjeve është 18.2.2022 .