Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sërë aktivitetesh shënoi një shekull nga lindja e njërit prej personaliteteve më të rëndësishme për gjuhën maqedonase, shkrimtari ynë i madh, veprimtari, poeti dhe akademiku Bllazhe Koneski. Të gjitha këto aktivitete janë për qëllim të rritjes së afirmimit të emrit dhe veprave të tij, por edhe inkurajimin e gjuhëtarëve, studentëve, shkencëtarëve tanë botërorë që të kontribuojnë në kujdesin dhe avancimin e gjuhës maqedonase, ku si dhe të gjitha gjuhët e tjera është materie e gjallë në për të cilin duhet investuar, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fjalimin e saj në manifestimin final “2021 – Vit për nder të Bllaze Koneskit”, me të cilin përmbyllet kremtimi i të madhit.
Carovska theksoi se Koneski me këmbënguljen dhe luftën e tij të qenësishme, arriti ta përfshijë gjuhën e një toke të vogël, të një kombi të vogël, ta përfshijë në familjen e gjuhëve të njohura botërore dhe neve të na lërë si trashëgimi. Edhe përgjatë bindjeve të kolegëve të tij gjuhëtarë t`iu përkushtohet studimit të gjuhëve botërore, ai vazhdoi të merret në avancimin e gjuhës amtare, gjuhës maqedonase dhe kodifikimit të saj.
„Vepra e Koneskit nuk ka kuptim nëse nuk e vazhdojmë misionin e tij. Nëse nuk e shpëtojmë punën dhe veprat e tij nga harresa. Sepse gjuha, arti dhe kultura i japin kuptim jetës dhe ekzistencës sonë. "Ato janë filli që ndërthur të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e një kombi," theksoi Carovska.
Në këtë kuptim, me qëllim të rritet interesimi i studentëve për studime akademike të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, për herë të parë u prezantuan bursa. Sepse, siç theksoi Carovska, kur ka ardhur si ministre, para një viti e gjysmë nuk ka pasur studentë që dëshirojnë të regjistrohen në maqedonisht, mu për këtë dhe ky grup studimor duhet të jetë vatër për gjeneratat e reja të mësimdhënësve të cilët do t`u bartin nxënësve standardin e gjuhës letrare maqedonase.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit organizoi konkurs për vepra të frymëzuara nga jeta dhe vepra e Koneskit, ku 27 nxënës në kategori të ndryshme u zgjodhën si më të mirët.
Në kuadër të reformës themelore të sistemit arsimor kombëtar përfshihet edhe mësimi i gjuhës maqedonase. Me materialet e reja mësimore për gjuhën maqedonase në klasën e IV-të, në mënyrë shumë më të thjeshtë dhe më piktoreske afrohet gjuha tek të rinjtë, ndërsa qasja e tillë do të vazhdojë të zbatohet edhe në klasat e larta, për të cilat gjithashtu përgatiten edhe materialet e reja mësimore.
“Është e nevojshme të investojmë energji maksimale dhe të vazhdojmë atë që e ka nisur Bllazhe Koneski. Nuk duhet ta tradhtojmë. Kjo do të ishte tradhtia më e madhe për të gjithë ne. Prandaj është e nevojshme para së gjithash, përgjegjësi personale, por edhe qasje institucionale për ta përmbushur obligimin që e kemi për avancimin dhe përkujdesjen e gjuhës sonë maqedonase”, tha Carovska në fjalimin e saj, e cila e përfundoi me këngën “Obligim”. nga Koneski.