Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nga nesër bëhet aplikimi për racion studentor të subvencionuar për studentët që ende nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë

Nga nesër bëhet aplikimi për racion studentor të subvencionuar për studentët që ende nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë

 

Nga nesër bëhet aplikimi për racion studentor të subvencionuar për studentët që ende nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës rikujton se nga nesër deri më 31 dhjetor mund të aplikohet sërish për ushtrimin e të drejtës së racionit studentor të subvencionuar. Mund të aplikojnë të gjithë studentët që plotësojnë kushtet sipas Ligjit për racionin e subvencionuar të studentëve, por që nuk kanë aplikuar dhe/ose nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e parë dhe të dytë.Kjo mundësi do të jetë e disponueshme çdo muaj në vijim nga data 20 deri më 30, përkatësisht  31 .

 Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike  përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - aplikacionin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe  të dhënat e llogarisë personale rrjedhëse .

 Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila në masë të madhe jua lehtëson jetën e të rinjve gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtën e kësaj ndihmë financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të RMV dhe të cilët nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të  madhe se paga minimale.

Aktualisht, numri i përgjithshëm i studentëve që ushtrojnë të drejtën e racionit të subvencionuar studentor është 27.319 studentët të cilëve mjetet u  transferohen rregullisht në llogaritë e tyre rrjedhëse personale .

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar