Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Mbi 181 milion denarë për investime kapitale vetëm në nëntor dhe dhjetor, ndërtojmë dhe rikonstruojmë shkolla për arsim cilësor

MASH: Mbi 181 milion denarë për investime kapitale vetëm në nëntor dhe dhjetor, ndërtojmë dhe rikonstruojmë shkolla për arsim cilësor

 

MASH: Mbi 181 milion denarë për investime kapitale vetëm në nëntor dhe dhjetor, ndërtojmë dhe rikonstruojmë shkolla për arsim cilësor

 

 

Investimi në infrastrukturën arsimore është një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Vetëm në dy muajt e fundit kemi investuar 181 milionë denarë në 24 shkolla. Në nëntor dhe dhjetor janë lidhur 16 marrëveshje për investime kapitale në shkollat ​​fillore dhe të mesme në 13 komuna, në mjediset urbane dhe rurale. Për këtë qëllim nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë ndarë 127,5 milionë denarë. Në mënyrë shtesë, për 7 kontrata të tjera në vlerë prej 53,7 milionë denarë, pritet garancion bankar.

Më konkretisht, shkolla fillore “Aleksandar Turunxhev” në Kukureçan, komuna e Manastirit, me rikonstruksionin e plotë do të marrë pamje të re dhe kushte të shkëlqyeshme për realizimin e mësimit. Është arritur marrëveshja që të ndërtohet objekti për shkollën rajonale në Leshnicë, komuna e Zhelinës “Luis Gjurakuqi”. Për realizimin e punëve ndërtimore për rikonstruksionin dhe adaptimin e objektit në Shkollën Fillore “Josip Broz Tito” në Zhirovnicë në komunën Mavrovë-Rostushë janë dedikuar 6,9 milionë denarë ndërsa për rikonstruksionin e fasadës dhe çatisë si dhe toaletet në Shkollën Fillore “Panko Brashnarov” në Veles kushtojnë 11,9 milionë denarë.

Në Koçan, në shkollën fillore “Nikolla Karev” do të kryhet rikonstruksioni i çatisë dhe i fasadës, si dhe adaptimi i tualeteve dhe ndërtimi i rampës hyrëse, ndërsa shkolla e muzikës “Risto Јurukov” do të marrë tualete për personat me nevoja të veçanta ndërsa do të rikonstruktohet edhe çatia.

Objekti i shkollës fillore “Karposh” në Umin Doll, Kumanovë, do të rikonstruktohet dhe adaptohet, për të cilin nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë dedikuar 7,1 milionë denarë. Kushtet më të mira për mësim do të kenë nxënësit e shkollave fillore nga fshati Radibush në komunën e Rankovcës, ku do të bëhet rikonstruksioni i plotë i objektit shkollor të “H.T. Karposh”, i cili nuk është rinovuar që nga ndërtimi, prej më shumë se gjysmë shekulli. 

Rikonstruksion i çatisë do të bëhet në shkollën fillore “Shën Kliment i Ohrit” nga Komuna e Makedonski Brodit, ndërsa për shkollën “Simçe Nastovski” nga Vratnica, komuna e Jegunovcës është lidhur marrëveshje për rindërtimin e çatisë të objektit të vjeter dhe të fasadës dhe kaldajën edhe të objektit të vjetër dhe të ri. Në komunën e Krushevës, Shkolla Fillore “Nikola Karev” do të marrë rikonstruksionin e çatisë edhe të sallës së sportit..

Rikonstruksioni i dyshemeve, vendosja e termoizolimit në fasadën e jashtme, rikonstruksioni i tualetit dhe ndërtimi i tualetit për personat me pengesa do të kryhet në shkollën fillore “Dimitar Pop Berovski” në komunën Gjorçe Petrov. Do të rikonstruktohet objekti i shkollës fillore “Kuzman Josifovski Pitu” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në komunën e Butelit do të rikonstruktohet dyshemeja e sallës së sportit dhe hapësirave ndihmëse në Shkollën Fillore “Zhivko Brajkovski”.

Në shkollën e mesme komunale në Kumanovë “Pero Nakov” do të bëhet rikonstruksioni dhe adaptimi i zdrukthtarisë, termoizolimi i fasadës dhe adaptimi i tualeteve, për çka nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të paguhen 10,5 milionë denarë. Do të vazhdojë edhe rehabilitimi i dy shkollave të mesme komunale “Jane Sandanski” nga Manastiri dhe “Jovçe Tesliçkov” nga Velesi.

Përmirësimi i kushteve në të cilat zhvillohet mësimi është një nga tre komponentët bazë të planit për modernizimin e sistemit arsimor kombëtar, përveç sigurmit të programeve mësimore të reja dhe materialeve për mësim si dhe forcimi i kapaciteteve të kuadrit mësimor dhe profesional në shkollat. Arsimi cilësor mund të arrihet vetëm me investimin e njëkohshëm dhe të vazhdueshëm në të tre segmentet. 

Rreth një miliard denarë të parashikuara për investime kapitale në vitin aktual 2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës planifikon të investojë në përmirësimin e kushteve për mësim dhe punë të nxënësve dhe mësimdhënësve. Gjithashtu, kusht për marrjen e mjeteve buxhetore nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është që objekti të jetë e arritshme për personat me pengesa, sepse sigurimi i arsimit cilësor nënkupton edhe sigurimin e kushteve për arsimin gjithëpërfshirës.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/24/2024

11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar