Fakulteti i Farmacisë në UKM është një nga institucionet e arsimit të lartë ,të cilëve përmes thirrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u janë miratuar mjete financiare për përmirësimin e kushteve për punë në laboratoret si dhe për sigurimin e më shumë mundësive për shkencëtarët dhe studiuesit. Fakulteti do të shfrytëzojë gati 20 milionë denarë për furnizimin e pajisjeve të reja dhe për futjen e disa metodave të reja në funksionimin e 5 laboratorëve apo qendrave për analizë në përbërjen e tij.
Për këtë informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska , pasi vizitoi fakultetin ku mbajti takim me udhëheqsinë dhe diskutuan në detaje për mënyrën se si do të përdoret mbështetja financiare, e cila do të paguhet në faza në dy vitet e ardhshme.
“Nga bisedimet me udhëqësinë e fakultetit, mjetet financiare kanë një rëndësi të veçantë për ata sepse me vite nuk kanë marrë asnjë buxhet nga shteti për këtë qëllim,dhe tani do të kenë mundësi t`i pajisin laboratorët, të forcojnë shërbimet nëpjesën e kontrollimit dhe përcaktimin e barnave të falsifikuara.”, do të avancojë procedurën për analizën e produkteve natyrore etj.
“Më vjen mirë që ju dalim në ndihmë dhe ju njoftoj se kjo mbështetje do të intensifikohet edhe më shumë në periudhën e ardhshme”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe i Qeverisë është që të investojnë në shkencën e aplikuar nga e cila përfiton e gjithë shoqëria.
“Qëllimi ynë është që në vazhdimësi të rrisim buxhetin për shkencën. Nëse para 3 vitesh kishim buxhet prej 250 milionë denarë, këtë vit kemi gati dyfishin dhe ato nuk janë të pashfrytëzuara. Ato shpërndahen dhe investohen. Vetëm gjatë muajit të kaluar, përmes thirrjes që përmenda, për ndarjen e mjeteve për përforcimin e resurseve laboratorike, do të ndajmë 224 milionë denarë për 44 projekte, ndërsa për thirrje tjetër për mbështetjen e realizimit të projekteve kërkimore-shkencore nga institutet shkencore publike “ do të shfrytëzohen 19 milionë denarë”, potencoi Carovska.
Por, ajo që është veçanërisht e rëndësishme, siç u shpreh, përveçse në kushtet e punës dhe në financimin e projekteve shkencore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria veprojnë edhe nga një aspekt tjetër - sigurimi i kuadrove të rinj që do të merren me shkencë në të ardhmen.
“Në këtë drejtim, për herë të parë këtë vit kemi futur edhe bursa për ciklin e tretë të studimeve për disa profesione deficitare. “Ndajmë 15 bursa prej 18.000 denarë për 12 muaj në vit ndërsa pas një dekadë të plotë kthyem edhe dhe bursat për studime pasdiplomike në vend gjithashtu ndajmë 50 bursa nga 9.000 denarë për 9 muaj në vit, për fushat ku ekziston kuadër deficitar” theksoi ministrja , duke shtuar se shteti nuk ka zgjidhje tjetër veçse të investojë në njohuritë e qytetarëve, në inovacione, në projekte shkencore dhe vetëm në këtë mënyrë të bëhemi një vend konkurrues në dimensionet ndërkombëtare.