Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Ndërkulturalizmi është bazë e Konceptit të ri për arsimin fillor, ndërsa Udhëzuesi për organizimin e orëve të përbashkëta është mjet i mirë për efektin e tij të plotë

Carovska: Ndërkulturalizmi është bazë e Konceptit të ri për arsimin fillor, ndërsa Udhëzuesi për organizimin e orëve të përbashkëta është mjet i mirë për efektin e tij të plotë

 

Carovska: Ndërkulturalizmi është bazë e Konceptit të ri për arsimin fillor, ndërsa Udhëzuesi për organizimin e orëve të përbashkëta është mjet i mirë për efektin e tij të plotë

 

 

Orët e përbashkëta janë veçanërisht të rëndësishme në krijimin e kushteve për kontakt të rregullt dhe të vazhdueshëm pozitiv ndërmjet nxënësve që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Jo se nuk janë organizuar deri tani. Por, në veçanti u jam mirënjohëse tetë shkollave të mesme në Qytetin e Shkupit të cilët i realizojnë këto orë  të përbashkëta si dhe 27 shkollave fillore nga 9 komuna të vendit, të cilat u monitoruan dhe nga përvoja e tyre doli një udhëzues i rëndësishëm për organizimin e orëve të përbashkëta me të cilin  standardizohet  modeli i këtij lloji të mësimdhënies, i cili besoj se do të jetë i dobishëm për të gjitha komunat dhe shkollat.

 

 Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në promovimin e sotëm të Udhëzuesit  për organizimin e orëve të përbashkëta, publikim që ka për qëllim avancimin e arsimit të integruar në vend.

 

“Ky Udhëzues  dëshmon për cilësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet pushtetit qendror dhe pushtetit lokal, si dhe të gjitha institucioneve përkatëse arsimore dhe organizatave partnere. Po përgatitet për herë të parë dhe besoj se do të japë kontribut të madh në nxitjen e ndërveprimit, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe besimit mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve bashkësive të  ndryshme etnike”, theksoi  Carovska.

 

Ministrja theksoi se Udhëzuesi është një hap logjik i disa aktiviteteve të mëparshme që kanë të bëjnë me forcimin e multikulturalizmit dhe ndërkulturalizmit, të cilat, siç  u shpreh, janë bërë synime dhe elemente të rëndësishme të çdo politike të krijuar brenda sistemit arsimor.

 

Ministrja gjithashtu  rikujtoi se janë miratuar standarde për arsimin ndërkulturor në arsimin fillor, ndërsa janë të ndërlidhura  me standardet kombëtare.

 

 

 

Është përpiluar Koncept i ri për arsimin fillor, si dhe programe dhe materiale të reja mësimore në arsimin fillor të cilat  me faza po implementohen  ndërsa  kjo paraqet një tërësi, përmes së cilës nxënësit udhëzohen që të jenë tolerantë, të respektojnë diversitetin, të mos diskriminojnë dhe të bëjnë ndarje në asnjë bazë, ndërsa më së paku ndarje  në baza etnike.

 

Prandaj kjo është arsyeja pse kemi dhe do të kemi gjithnjë e më shumë fëmijë nga bashkësitë e ndryshme etnike, të cilët mësojnë për njëri-tjetrin, festojnë festat së bashku, shënojnë zakonet, kanë aktivitete të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore, mbajnë ngjarje të përbashkëta. Nuk ndalemi këtu, planet janë afatgjata. Janë vendosur detyrat e reja dhe punojmë në përmbushjen e tyre”, theksoi Carovska, duke shtuar se në fazë përgatitjeje  është  Ligji i ri për Arsimin e Mesëm, standardet ndërkulturore për arsimin e mesëm dhe Koncepti për arsimin e mesëm- Gjimnaz, ku do t`i përkushtohen ndërtimit të kompetencave  ndërkulturore tek të rinjtë.

 

 

Udhëzuesi për organizimin e orëve të përbashkëta është përgatitur nga Komisioni për avancimin e integrimit ndëretnik në arsim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Arsim dhe Trajnim  Profesional dhe Qyteti i Shkupit, si dhe Projekti i  USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, Qendra Maqedonase për Edukim  Qytetar dhe Fondacioni për Fëmijë Pestaloci.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar