Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Investimet në shkencë duhet të bazohen në prioritete, Strategjia për specializim të zgjuar ofron një vizion realist ekonomik

Carovska: Investimet në shkencë duhet të bazohen në prioritete, Strategjia për specializim të zgjuar ofron një vizion realist ekonomik

 

Carovska: Investimet në shkencë duhet të bazohen në prioritete, Strategjia për specializim të zgjuar ofron një vizion realist ekonomik

 

Pritshmëritë e vendit nga Strategjia e Specializimit të zgjuar janë të mëdha.Kjo nuk është e rëndësishme  vetëm për këtë apo qeverinë e ardhshme, por e rëndësishme është për  zhvillimin e vendit, e cila duhet të mbështetet në prioritetet strategjike, të përcaktuara bashkërisht ndërmjet kompanive, institucioneve të arsimit të lartë, Ministrive, komunitetit shkencor dhe sektorit joqeveritar.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska drejtuar grupit punues për zhvillimin e Strategjisë për specializim inteligjent, në takimin punues në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Përmes përcaktimit prioritete strategjike mund të krijojmë një vizion real ekonomik e cila në të ardhmen  do të rezultojë  në rritjen dhe zhvillim ekonomik. “Pa një dokument të tillë strategjik vendi nuk mund të sjellë konkluzione se ku do të fokusohen investimet në shkencë,”, theksoi Carovska.

Faza tjetër e procesit të përcaktimit të fushave për specializim inteligjent është procesi i zbulimit të sipërmarrjes, i cili do të zhvillohet përmes dialogut ndërsektorial dhe ndërinstitucional.

Zëvendës-kryeministri Fatmir Bytiqi theksoi se faza e dytë është hapi më i rëndësishëm, përmes së cilit përmes bashkëpunimit aktiv dhe pjesëmarrjes së të gjitha palëve të interesuara, në serinë e takimeve të grupeve punuese specifike sipas fushave, që do të mbahen duke filluar nga janari i vitit 2022,ku do të arrijmë t`i përcaktojmë sektorët me potencialin më të madh për kërkim, inovacion dhe zhvillim.

„Angazhimi i Qeverisë është të zhvillojë, transformoj dhe përmirësoj ekonominë tonë, të digjitalizojë dhe për këtë qëllim tashmë ne po investojmë në programe të ndryshme mbështetëse, siç janë instrumentet e shumta të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik me të cilat  arritëm të mbështesim mbi 780 projekte, duke inkurajuar seriozisht komunitetin start-up në vendin tonë, e me këtë edhe inovacionin e përgjithshëm në vend.

Zhvillimi i strategjisë do të na mundësojë avancimin e mëtejshëm të të gjitha programeve mbështetëse kombëtare, si edhe pjesëmarrjen në programet e BE-së në mënyrë më efikase”, theksoi  zëvendës-kryeministri Fatmir Bytiqi.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska anëtarëve të grupit punues  u uroi punë  të suksesshme, duke shtuar se pritshmëritë e përgjithshme të Strategjisë janë që të gjejë zbatim praktik në transformimin ekonomik të vendit, i cili duhet të bazohet në njohuri, por edhe në hulumtime dhe inovacione të cilat janë bazë për rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

[ Friday, December 17, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar