-Është gjë e mirë kur në vend të arsyeve të ndryshme nuk ekzistojnë mundësi ose nuk ka kushte për investim në zhvillimin e kapaciteteve të veta, në ngritjen e cilësisë së procesit mësimoro-shkencor në kuadër të një institucioni të arsimit të lartë, do të dëgjojmë dhe shohim iniciativë, përpjekje të vazhdueshme dhe gjetjen e mënyrave përmes së cilës avancohet puna e një fakulteti dhe e gjithë puna lind me sukses, e cila është e verifikuar edhe nga instancat ndërkombëtare.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, gjatë vizitës së sotme në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologjit të Informacionit në përbërje të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
„FETI bëhet institucion që duhet të jetë shembull për institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend. Udhëheqësisë dhe kuadrit mësimoro-shkencor u dëshirova këtë cilësi që e kanë arritur, jo vetëm ta ruajnë, por të vazhdojnë ta avancojnë dhe ashtu të mbesin markë kombëtare kur bëhet fjalë për arsimin akademik profesional, por edhe të bëhen të njohur në shkallë më të gjera, duke tërhequr vëmendjen dhe interesimin e studentëve të huaj”, tha Carovska, duke shtuar se gjithmonë ka mënyra të avancohet veprimtaria mësimore dhe shkencore.
„ Në kohët e fundit, shteti i njeh dhe u ndihmon kërkesave të kuadrit kërkimoro-shkencor dhe mësimor. Nëse buxheti për shkencën para 3 viteve ishte rreth 250 milionë denarë, këtë vit është pothuajse dyfish. Ju kujtoj se vetëm gjatë muajit të fundit Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, përmes dy thirrjeve publike ka ndarë mjete për financimin e projekteve kërkimoro-shkencore me interes të veçantë publik që do t`i realizojnë shtatë institutet shkencore publike në vlerë prej 19 milionë denarë, si dhe 224 milionë denarë që u kemi ndarë institucioneve të arsimit të lartë si mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike në 44 laboratorë. Me këtë masë është mbuluar pikërisht edhe ky fakultet, ku do të investohet në përmirësimin e kushteve të punës për dy laboratorë”, tha Carovska.
Njëri është laborator për testimin e ndikimeve elektromagnetike dhe do të marrë mbështetje për njohjen formale të kompetencës, ndërsa tjetra është laborator për kontrollin e ushqimit me rrezatim jonizues dhe merr mbështetje për ruajtjen e kompetencës teknike dhe futjen e metodave të reja analitike.
Dekani i FETI-it, profesor dr. Dimitar Tashkovski, është krenar për rezultatet e arritura në fakultet.
„Akreditimet e marra të programeve tona të studimit e konfirmojnë cilësinë e lartë të procesit arsimor në FETI. Raporti i ekspertëve ndërkombëtarë tregoi se struktura e programeve të studimit dhe rezultatet që arrihen (njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e studentëve), burimet e disponueshme të FETI-it, relacionet me shoqërinë dhe mekanizmat për sigurimin e cilësisë janë në nivel të institucioneve evropiane të arsimit të lartë. “Me këtë programet tona studimore njihen zyrtarisht në hapësirën arsimore evropiane, që do të thotë edhe mundësi më të mëdha për studentët tanë”, tha Tashkovski.
Ministrja konfirmoi se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të vazhdojë të mbështesë arsimin e lartë dhe shkencën edhe në të ardhmen, sepse, siç tha ajo, të gjithë ne e kuptojmë se çfarë do të thotë të investosh në zhvillimin e shkencës së aplikuar për të pasur shoqëri që avancohet dhe është konkurruese në shkencë, njohuri dhe inovacione në hapësirën ndërkombëtare.