Në avancimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar shohim si mundësi për përparim të përgjithshëm socio-ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe hap drejt integrimit të vendit në familjen evropiane. Prej aty janë inkurajuar edhe përpjekjet tona intensive për reformimin e arsimit. Qëllimi është të sigurojmë sa më tepër mundësi dhe më të mira arsimore për qytetarët tanë që në moshë të re, sepse investimi në kapitalin njerëzor është në fakt baza për zhvillimin e çdo gjëje tjetër.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në panel diskutimin e organizuar në kuadër të Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor kushtuar perspektivës së rajonit dhe ndryshimit të qasjes për integrimin e saj në BE, në të cilën përveç shteteve nga vendi të këtij rajoni, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë nga institucionet e Bashkimit Evropian.
„ Bazë për shoqëri demokratike dhe progresive është arsimi cilësor. Për këtë arsye krijojmë arsim të përgatitur t`iu përgjigjet sfidave të reja, ndërsa digjitalizimi dhe qasja e shkollave janë një nga investimet kryesore për sigurimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë. Gjithashtu rikthejmë atraktivitetin e shkollave të mesme profesionale. Ky ndryshim është i rëndësishëm, sepse i përgatit të rinjtë për profesionet e kërkuara nga kompanitë, me çka e rrisim mundësinë për punësim më të shpejtë, tha Carovska.
Ministri theksoi se gjithnjë e më shumë ndahen mjete për investime në arsimin e lartë, por edhe në shkencën e aplikuar që është e dobishme për vendin.
Është e nevojshme të rrisim besimin në shkencë, që të zvogëlojmë besimin në teoritë e konspiracionit dhe lajmet e rreme. "Atë e bëjmë me futjen e programeve të reja mësimore që do t`i inkurajojnë të menduarit në mënyrë kritike tek nxënësit," tha Carovska.
Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Qeveria kanë plan të mirë arsimor, të krijuar përmes debati të gjerë publik me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve relevant, të cilët për momentin i jep efektet e projektuara dhe siç tha, me kënaqësi e ndajmë si përvojë kombëtare që ndoshta do t`iu ndihmojë edhe vendeve tjera të rajonit në planifikimin e politikave arsimore dhe ndryshime.
Ministrja Carovska, e cila është pjesë e rrjetit të liderëve të rinj, foli edhe për mbështetjen e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në krijimin e politikave që lidhen drejtpërdrejt me ato.
„Për herë të parë në arsim kemi futur standardet kombëtare për mësim të cilat janë sistem i vlerësimit për arritjet nga mësimi. Në këtë mënyrë e rikthejmë besimin e të rinjve në sistemin arsimor dhe i inkurajojmë në dije. “Duhet t`i mbështesim të rinjtë edhe në krijimin e platformës së fortë përmes së cilës do të ndikojnë në ndryshimet shoqërore që janë në interes të tyre”, tha Carovska.
Ministrja theksoi se samiti është mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, në procesin drejt BE-së, që është qëllimi përfundimtar strategjik i vendeve që i përfaqësojmë”, tha Carovska.
Samiti i Ballkanit Perëndimor mbahet online, ndërsa organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare "Miq të Evropës", e cila bën përpjekje për zgjerimin e Unionit, me mbështetjen nga programi Europian "Europë për Qytetarët", UNDP-ja dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.