Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Firmosja e marrëveshjes për "Horizont Europa 2021-2027" është mbështetje e drejtpërdrejtë e shkencës për zhvillim

Carovska: Firmosja e marrëveshjes për "Horizont Europa 2021-2027" është mbështetje e drejtpërdrejtë e shkencës për zhvillim

 

Carovska: Firmosja e  marrëveshjes për

 

 

Ministrja e Arsimit dhe  e Shkencës, Milla Carovska në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut firmosi marrëveshje ndërkombëtare me Bashkimin Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin kornizë për hulumtim dhe inovacion për periudhën 2021-2027.

 

Me inkuadrimin në këtë program, Republika e Maqedonisë Veriut  fiton mundësinë për të përforcuar dhe rritur mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal në fushën e shkencës dhe inovacionit,qasjen ndërkombëtare në kërkime të përbashkëta, integrimin e vendit në fushën e kërkimit  Evropian dhe përmbushjen e qëllimeve për shkencën e hapur dhe qasjen deri te informacionet. Gjithashtu  hapet tregu për kërkuesit, infrastrukturën kërkimore, lëvizshmërinë dhe bashkëpunimin me vende e  tjera në këtë fushë.

 

Programi "Horizont  Europe i BE-së është programi më ambicioz deri më tani me buxhet prej 95.5 miliardë euro dhe paraqet instrument bazë  për financimin e kërkimeve  dhe inovacioneve në nivel europian dhe global.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar