Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në hapjen e Qendrës Edukative të Kryqit të Kuq: Me rikualifikim dhe kualifikim shtesë deri në rritjen e mundësive për punësim

Carovska në hapjen e Qendrës Edukative të Kryqit të Kuq: Me rikualifikim dhe kualifikim shtesë deri në rritjen e mundësive për punësim

 

Carovska në hapjen e Qendrës Edukative  të Kryqit të Kuq: Me rikualifikim dhe kualifikim shtesë  deri në rritjen e mundësive për punësim

 

 

Rikualifikimi dhe kualifikimi shtesë mundëson përvetësimin e shpejtë të aftësive dhe njohurive, e me këtë edhe trajnimin për profesionet që i duhen tregut të punës. Në kushtet e ndryshimeve intensive sociale, këto forma të të mësuarit janë kyçe për rritjen e mundësive të punësimit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike, potencialin dhe konkurrencën e ekonomive lokale. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Qendrës për trajnimin e të rriturve me rikualifikim dhe trajnime shtesë me programe të verifikuara do të kontribuojë në sigurimin e kuadrit deficitarë siç janë kujdestarët në kushte shtëpiake , kujdestarët për kujdesin paliativ dhe sëmundjen alzheimer si dhe asistentët personal theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në manifestimin me rastin e hapjes së qendrës së parë të këtillë në Shkup.

 

Më gëzon fakti  që kemi një qendër edukative trajnimi për të rritur të pajisur sipas të gjitha standardeve botërore, e cila do të jetë shembull në rajon. “Përmes trajnimeve të verifikuara, kjo Qendër Edukative do të sigurojë kuadër mbështetës cilësor për komunitetet lokale dhe qytetarët që kanë nevojë për përkujdesje”, theksoi Carovska, duke shtuar se rrjeti i qendrave të trajnimit duhet të zgjerohet edhe në komunat tjera  në tërë vendit për t`iu ofruar qytetarëve qasje më të lehtë deri te  trajnimi.

 

Ministrja gjithashtu informoi edhe për ndryshimet e Ligji për arsimin e të rriturve, i cili është në procedurë parlamentare, i cili bën ndryshime thelbësore në organizimin dhe menaxhimin e sistemit të arsimit të të rriturve.

 

„Ju bëjë thirrje deputetëve që të votojnë rregulloren ligjore me të cilën thjeshtohen proceset për verifikimim e programeve dhe trajnimeve me çka lehtësojmë punën e Qendrave të Trajnimit të të Rriturve”, u shpreh  ministrja.

 

Rregullorja e re do të lehtësojë procesin e verifikimit të programeve dhe institucioneve të veçanta për arsimin e të rriturve, të cilat kalojnë plotësisht në kompetencë të Qendrës për Arsimin e të Rriturve dhe vetë procedura e verifikimit përshpejtohet  dhe do të zgjasë më së shumti  30 ditë.Gjithashtu, kohëzgjatja e verifikimeve rritet nga tre në pesë vjet. Është futur edhe riverifikimi, që do të thotë se programet tashmë të verifikuara, të cilët vlerësohen pozitivisht nga mbikqyrja inspektuese profesionale , nuk do t`i nënshtrohen një verifikimi të ri, por verifikimi i mëparshëm do të zgjatet automatikisht edhe për pesë vjet të tjera.

 

Është krijuar gjithashtu një sistem për vlefshmërinë e mësimit joformal dhe informal, me qëllimin e vetëm për të përmirësuar dukshmërinë dhe transparencën e shkathtësive  dhe kompetencave të fuqisë punëtore në tregun e punës, i  cili ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar.

 

 

[ Tuesday, December 7, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar