Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Kisha fatin që asistenca arsimore të futet në fillim të arsimimit të fëmiut tim dhe menjeherë të ndjejë përfitimet si në aspektin financiar ashtu edhe në atë psikologjik

Kisha fatin që asistenca arsimore të futet në fillim të arsimimit të fëmiut tim dhe menjeherë të ndjejë përfitimet si në aspektin financiar ashtu edhe në atë psikologjik

 

Kisha fatin që asistenca  arsimore të futet  në fillim të arsimimit të fëmiut tim dhe menjeherë  të ndjejë përfitimet si në aspektin financiar ashtu edhe në atë psikologjik

 

Dijana Rikalovska, nëna e nxënësit me zhvillim atikip, e cila shfrytëzon mbështetjen e asistentit në mësim të rregullt, është e kënaqur me zhvillimin e këtij shërbimi, por edhe në përgjithësi, me vendosjen e  sistemit nga MASH-i, i cili siguron përfshirje më të madhe në arsim.

Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me pengesa, ajo përkatësisht asistentja arsimore e fëmijës së saj dhe mësuesja e klasës ndanë përvojat e tyre personale.

“Kam fatin që në fillimet e shkollimit të fëmijës tim të futet ky koncept, në mënyrë që të ndjejmë menjëherë përfitimet, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë psikologjik. “Nga ana financiare, sepse asistentët mësimor janë të punësuar përmes MASH-it dhe nuk janë në kurriz të prindërve, dhe nga ana tjetër mbulojnë programin dhe janë ato që fëmijët duhet të zotërojnë në mënyrën më të mirë për ata “, theksoi  Rikalovska.

Nëna thotë se asistentja ka një përvojë të pasur dhe një qasje të shkëlqyer për të punuar me fëmiun.

“Ka aftësi, trajnime, shkathtësi, nëse ka nevojë të rregullojë materialin e vështirë për t`u zotëruar. Kështu që të gjithë fëmijët e kanë pranuar si pjesë të klasës. Rëndësi ka edhe bashkëpunimi me mësimdhënësen, e cila e udhëheq klasën, e cila ka rol të rëndësishëm në arritjen e marrëdhënieve me asistenten arsimore, por edhe bashkëpunimin me ne prindërit dhe me shërbimet tjera profesionale në shkollë”, u shprehë Rikalovska.

Për asistenten Borjanka Mariski, punësimi i personave profesionistë në procesin e rregullt arsimor është një progres i madh për vendin që e ka motivuar të aplikojë në konkurs sepse beson se vetëm kështu jemi një hap drejt arritjes së qëllimit të secilit vend, dhe ky është krijimi i arsimit  të përshtatur për çdo fëmijë.

“Prandaj i përshëndes  punësimet e  këtilla dhe shpresoj që do  të ketë edhe më shumë. Sepse punësimet kontribuojnë në buzëqeshjen e përditshme të fëmijëve me zhvillim atipik dhe vetëm atëherë kalojmë ngadalë drejt përfshirjes totale”, theksoi  Borjanka.

Sonja Ilievska Goxhirova, mësimdhënëse e grupit klasorë në shkollën fillore "Goce Dellçev" në Shkup, shpjegon se tashmë është mësuar me bashkëpunimin me asistenten arsimore.

“Më ndihmon shumë në kryerjen e detyrave edukative me fëmijët, sepse është gjithmonë pranë meje, duke i udhëhequr, duke u shpjeguar, që fëmijët të jenë të lumtur dhe të kënaqur. Sa i përket shokëve të klasës, në klasë, edhe pse fëmijët janë të vegjël, gjithmonë vitin e kaluar shkollor dhe këtë vit shkollor janë pranuar mirë nga shokët e tjerë të klasës të cilët kanë mësuar se duhet të respektojnë diversitetin dhe përfshirjen në arsim”, u shpreh Ilievska Goxhirova.

[ Friday, December 3, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar