Programi Stpendium Hungaricum (Stpendium Hungaricum) për vitin akademik 2022/2023 ndanë gjithsej 20 bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe atë:
· 7 bursa për studime të plota deridiplomike (BA / BSc), në këto fusha: bujqësi, inxhinieri, teknologji, shkenca shëndetësore dhe në kujdesin shëndetësor, ekonomi, arte liberale dhe në shkenca natyrore;
· 7 bursa për studime të plota të magjistraturës (MA / MSc), gjithashtu sikurse në fushat e mësipërme;
· 4 bursa për studime të plota të doktoraturës (PhD/DLA) në cilën do fushë ;
· 2 bursa për studime të integruara të magjistraturës (one-tier master - OTM) në këto fusha : bujqësi, shkencat shëndetësore dhe në kujdesin shëndetësor;
· • Studime të pjesërishme për të gjitha nivelet dhe për fushat e studimit të shënuara më sipër.
Nëse studimet zhvillohen në një gjuhë të huaj, kandidatët duhet të njohin atë gjuhë në nivel të cilin e kërkon institucioni -nikoqir (universiteti).
Nëse studimet zhvillohen në gjuhën hungareze, studentët e pranuar gjatë vitit të parë të studimeve duhet të ndjekin kurs të gjuhës hungareze të cilin e ofronë universiteti ku do të studiojnë dhe duhet të kalojnë provimin në fund të semestrit të dytë.
Informacionet më të hollësishme, për mënyrën, kriteret dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, si dhe listën e programeve të studimit të universiteteve shtetërore Hungareze, fakulteteve dhe kolegjeve shtetërore hungareze dhe tekstin e plotë të thirrjes (Call for application 2022-2023) gjenden në linkun: https://stipendiumhungaricum.hu/
Email-i kontaktues është : stipendiumhugaricum@tpf.hu
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Formulari për aplikim mund të shkarkohet nga faqja e mëposhtme e internetit:https://apply.stipendiumhungaricum.hu/
Sistemi online për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme do të jetë i hapur deri më datë 15 janar 2022, deri në orën 23:59.
Dokumentet e dorëzuara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës:
Aplikantët për bursë duhet të dorëzojnë dokument nëse kanë të fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë në gara kombëtare ose ndërkombëtare në fushën për të cilën aplikojnë për bursë.
Gjithashtu, nëse kanë diploma jashtë vendit, të dorëzojnë dëshmi për ekuivalentim dhe nostrifikimin e tyre, në adresën e mëposhtme të e-mail-it:stipendiumhungaricum@mon.gov.mk