Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / МASH: Mjetet për racion të subvencionuar të studentëve janë paguar për 27.046 studentë

МASH: Mjetet për racion të subvencionuar të studentëve janë paguar për 27.046 studentë

 

МASH: Mjetet për racion të subvencionuar të studentëve janë paguar për 27.046 studentë

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se sot është bërë pagesa e mjeteve për racion të subvencionuar të studentëve për 27.046 studentë përfitues të kësaj të drejte. Gjithsej 17 484 prej tyre, të cilët e kanë ushtruar këtë të drejtë  në afatin e parë të konkursit të shpallur për këtë qëllim, kanë marrë mjete për muajin nëntor. Ndërsa 9 562 studentëve që e ushtronin këtë të drejtë në afatin e dytë të konkursit, iu paguan mjete për muajt tetor dhe nëntor.

MASH-i rikujton se në periudhën nga data 20 deri në datën 30, përkatësisht  31 të çdo muaji vijues ,do të jetë e hapur mundësia e aplikimit për ushtrimin e të drejtës së rocionit të subvencionuar të studentëve, ku  do të jetë e hapur për të gjithë ata studentë të cilat më parë  nuk i plotësuan kushtet, ose për ndonjë arsye tjetër nuk ka aplikuar.

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike  përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente - aplikacionin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe  të dhënat e llogarisë personale rrjedhëse.

 

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila në masë të madhe jua lehtëson jetën e të rinjve gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtën e kësaj ndihmë financiare e kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet universitare në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe të cilët nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të  madhe se paga minimale.

MASH-i njofton se 657 studentë kanë paraqitur llogari rrjedhëse të pasakta dhe duhet të paraqesin të dhëna të sakta për të kryer pagesën, ndërsa 356 aplikime nga afati i dytë i thirrjes janë objekt shqyrtimi përmes institucioneve të arsimit të lartë për statusin  student i rregullt të aplikantëve sepse pas vendimit të sjellur studentët do të njoftohen përmes portalit të shërbimeve-e.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar