Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursa nga RP e Kinës për studime ndërkombëtare pasdiplomike për shëndetin publik

Bursa nga RP e Kinës për studime ndërkombëtare pasdiplomike për shëndetin publik

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se Vanke School of Public Health, në Universitetin Çinhua nga RP e Kinës ndan maksimum 3 bursa për studentët maqedonas nga fusha e International Master of Public Health Program (IMPH).

 

Universiteti Çinhua është gjithashtu universiteti më prestigjioz në RP të Kinës i ranguar si universiteti i parë  në vend dhe i 43-të në botë në vitin 2019, sipas listës së univerisiteteve të  Shangait. 

 

Qëllimet e programit të masterit janë: zhvillimi i aftësive të studentëve në zbatimin e teorive dhe mjeteve analitike të disiplinës publike shëndetësore në punën e tyre; përparimi i të kuptuarit të studentëve për çështjet  publike shëndetësore në RP të Kinës dhe vendeve në zhvillim; zhvillimi i aftësisë së studentëve për të marrë role më të mëdha drejtuese në zgjidhjen e çështjeve të shëndetit publik; promovimi i bashkëpunimit të Kinës me vendet e tjera përmes ndërtimit të  bashkëpunimi midis universiteteve për çështjet globale të shëndetit publik.

 

Bursa mbulon shpenzimet e rrugës, akomodimin dhe shkollimin për vitin akademik 2022-2023.

 

Afati i fundit për aplikimin online për këtë program master është deri në fund të muajit  mars 2022.

 

Programi është në gjuhën angleze.

 

Informatat më të hollësishme gjenden në ueb faqen:

 

htpp://gradadmission.tsinghua.edu.cn/f/login

 

Kandidatët  të cilët aplikojnë online kopjen e flerëparaqitjes duhet të dorëzojnë    në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar