Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Marrëveshjet për bursat e nxënësve dhe studentëve mund të dorëzohen edhe nesër

MASH: Marrëveshjet për bursat e nxënësve dhe studentëve mund të dorëzohen edhe nesër

 

MASH: Marrëveshjet për bursat e nxënësve dhe studentëve mund të dorëzohen edhe nesër

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës i njofton të gjithë nxënësit dhe studentët që janë fitues të rinj të bursës, gjegjësisht këtë të drejtë e kanë realizuar në konkurset për ndarjen e bursave për vitin shkollor/akademik 2021-2022 se shërbimi administrativ në kuadër të institucionit do të punojë edhe gjatë ditës së nesërme, të shtunën 27.11.2021 prej orës 09:00 deri në orën 16:00 dhe do të mund të dorëzohen dokumentet e nevojshme.

 

Në përputhje me informatat e shënuara gjatë shpalljes së rezultateve nga konkurset, të gjitha aplikantët fletëparaqtijet e të cilëve janë të pranueshme dhe gjenden në listat e fituesve të bursës, janë të obliguar që nga uebfaqja e ministrisë së MASH-it ta shkarkojnë marrëveshjen përkatëse, ta plotësojnë në tri ekzemplarë dhe së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale t`i dorëzojnë në ministrinë.

 

Rezultatet nga konkurset për ndarjen e bursave së nxënësve,  së bashku me instruksionet për veprim të mëtejshëm nga ana e nxënësve janë të publikuara linkun në vazhdim, ndërsa për bursat e studentëve, informatat mund t`i gjeni këtu.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar