Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Kemi vendosur kahje të mirë për zhvillimin e shkencës,ku kemipaguar edhe 224 milionë denarëpër modernizimin e laboratorëve të institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor

Carovska: Kemi vendosur kahje të mirë për zhvillimin e shkencës,ku kemipaguar edhe 224 milionë denarëpër modernizimin e laboratorëve të institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor

 

Carovska: Kemi vendosur kahje të mirë për zhvillimin e shkencës,ku kemipaguar edhe 224 milionë denarëpër modernizimin e laboratorëve të institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor

 

 

Shkenca, kërkimi dhe inovacioni janë një temë aktuale në vendin tonë, për të cilën flitet si asnjëherë më parë. Qeveria ka nisur një iniciativë të fortë dhe ka përgatitur një plan më të gjerëpër të ngritur rëndësinë e shkencës – veprimtarinë kërkimore duke rritur burimet financiare dhe duke ofruar më shumë mundësi për punonjësit e kërkimit shkencor, dinjiteti i të cilit duhet të arrijë një nivel të lartë për të motivuar dhe inkurajuar rezultate dhe suksese. Buxheti për shkencën vetëm për tre vjet është dyfishuar dhe tani arrin në mbi 400 milionë denarë.

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska theksoi - në fjalimin e saj në konferencën e sotme“Shkenca për zhvillim, së bashku është e mundur”e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila foli për politikat aktuale të shtetit për avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, dhe u prezantuan edhe  rezultatet e thirrjes publike përmes së cilës Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan mjete për përmirësimin e kushteve në laboratorët e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor.

 

“Ne kemi ofruar një sërë mundësish për shkencëtarët që nuk ekzistonin në të kaluarën. Nëpërmjet një prej thirrjeve që ishin aktive deri vonë, kemi ndarë fonde për mbështetjen dhe zhvillimin e infrastrukturës laboratorike brenda institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë, për realizimin e projekteve me interes të veçantë dhe publik.Janë pranuar gjithsej 44 aplikime, nga 67 të paraqitura. Këto janë ato që janë renditur më mirë sipas metodologjisë së përdorur nga komisioni i renditjes. Bëhet fjalë për projekte trevjeçare me vlerë të përgjithshme prej gati 318 milionë denarë, prej të cilave MASH jep 224 milionë, që do të thotë se shteti ka 70% pjesëmarrje në financimin e projekteve”, tha Carovska.

 

 Ministrja theksoi se këto janë mjete që ndahen për një nga tre opsionet për të cilat, siç tha ajo, bashkë me përfaqësuesit e fushës shkencore dhe kërkimore u pajtuan që të jenë pjesë e thirrjes publike. Ajo  sqaroi gjithashtu  se 5 aplikime janë për mbështetje të njohjes formale të kompetencës së laboratorëve, pra për akreditim të metodave tashmë të përdorura në punë, 25 kanë të bëjnë me ruajtjen e kompetencës teknike të laboratorëve dhe futjen e metodave të reja analitike në punë. ndërsa 14 janë aplikime për mjete  për blerjen e pajisjeve të reja laboratorike.

 

“Ju uroj dhe besoj se kjo mbështetje shtesë do të ju shërbejë dhe do t`ju ndihmojë për realizimin e projekteve që do të jenë nga rëndësia e veçantë për vendin, që në fakt ishte një nga kushtet e thirrjes”, tha Carovska duke iu drejtuar të pranishmëve profesorë dhe kërkues në konferencën, duke potencuar se edhe ata dhe institucionet e sistemit kanë vizion të njëjtë dhe qëllim të përbashkët - të zgjerohet potenciali i shkencës në Maqedoninë e Veriut dhe ajo të bëhet një nga faktorët kyçëse të përparimit të përgjithshëm shoqërorë-ekonomik.

 

“Kështu në partneritet, më së miri punohet. Çdo ide e mirë, ia vlen të mbështetet. Por kemi edhe pritje - mjetet të cilat i fitoni t`i shfrytëzoni në mënyrë të drejtë dhe të krijoni rezultate të cilat do të jenë në dobi të interesit", tha Carovska, duke shprehur se kjo masë nuk do të zbatohet vetëm njëherë dhe nuk do të jetë e fundit për mbështetje të shkencës në Maqedoninë e Veriut, sepse planet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë më të gjera dhe tashmë janë duke u realizuar.

 

Ju rikujtoi se para disa ditësh ishin ndarë 19 milionë denarë si mbështetje për realizimin e projekteve kërkimore-shkencore në  institucionet publike shkencore.

 

“Kjo ka ndodhur për herë të parë pas 10 viteve . Paraprakisht prap kemi shpallur konkurse për ndarjen e bursave për studime postdiplomike, të cilat i kemi kthyer gjithashtu pas 10 viteve për herë të parë, kemi sjellur bursa për studime të doktoratës, për krijimin e kuadrit i cili do të merret me shkencë në të ardhmen. Vitin e kaluar së bashku me FIZHT, kemi ndarë 15 milionë denarë në formë të granteve për realizimin e projekteve shkencore. Jemi bërë pjesë e programit shkencor Horizon Europa, ndërsa paralelisht punojmë edhe në Ligj të ri për veprimtari kërkimore-shkencore së bashkë me”, shtoi Carovska, duke theksuar se fjalët e premtuara po realizohen.

 

“Energjia po bashkohet dhe prandaj jam e sigurt se së bashku është e mundur të krijohet  shkencë që do të intensifikojë zhvillimin e vendit në tërësi”, tha ministrja.

 

Në konferencë janë paraparë  dy panel diskutime kushtuar investimeve në zhvillimin e shkencës dhe shkencës së aplikuar. Përveç ministres Carovska, fjalim mbajtën edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit Nacional për Arsimin e Lartë prof. Todor Serafimovski, ndërsa gjatë ditës do të mbajë  fjalim ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe përfaqësues të disa institucioneve të arsimit të lartë.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar