Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Deri më 30 nëntor është aplikimi për raciontë subvencionuar për studentëtë cilët nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë në thirrjet e mëparshme

MASH: Deri më 30 nëntor është aplikimi për raciontë subvencionuar për studentëtë cilët nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë në thirrjet e mëparshme

 

MASH: Deri më 30 nëntor është aplikimi për raciontë subvencionuar për studentëtë cilët nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë në thirrjet e mëparshme

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon  se deri më 30 nëntor mund të riaplikojnë për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar për studentë. Mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për racionin subvencionuar për studentë, të ciët nuk kanë aplikuar dhe/ose nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e parë dhe të dytë. Kjo mundësi do të jetë e disponueshme çdo muaj nga data 20 deri më 30, gjegjësisht deri më 31.

 

Aplikimi për për raciontë subvencionuar për studentëtështë i digjitalizuar, gjegjësisht bëhet vetëm  në mënyrë elektoronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente –fletë aplikimin dhe deklaratën për saktësinë e të dhënavesi dhe  llogarinë rrjedhëse  personale .

 

Racion i subvencionuar për studentë është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, e cila në masë të madhe ua lehtëson jetën të rinjve gjatë studimeve, gjegjësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj vit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtën e mbështetjes financiare e kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të RMV-së dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullta të punës, nuk janë të regjistruar si bujqë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më mëdha se paga minimale.

 

Të drejtën e racionit të subvencionuar për studentë deri më tani e kanë ushtruar 18.105 studentë, të cilëve u transferohen rregullisht mjetet në llogaritë rrjedhëse personale.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar