Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Dëgjojmë zërin e nxënësve dhe së bashku krijojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor

Carovska uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Dëgjojmë zërin e nxënësve dhe së bashku krijojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor

 

Carovska uron Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Dëgjojmë zërin e nxënësve dhe së bashku krijojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor

 

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me  përkushtim punon në krijimon e arsimitcilësor dhe më të kapshëm për çdo fëmijë. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Milla Carovska në  video-fjalim duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve - 20 Nëntorin.

                                               

“Sot, kur shënojmë DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE, dua të përmend se ne kemi një qëllim dhe të vetëm – të ofrojmë arsim i cili do t`u mundësojë fëmijëve tanë, nxënësit dhe nxënëset të rriten në qytetarë dhe qytetare të cilët kanë mësuar të përdorin njohuritë për zhvillim personal dhe shoqëror. “Në atë drejtim janë edhe reformat që nënkuptojnë përmirësimin e kushteve për mësimdhënie në shkolla, por edhe planprogramet e reja, të bazuara në zhvillimin e mendimit kritik dhe vlerave, si respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, multikulturalizmi dhe uniteti”, tha Carovska.

 

Ministrja thotë se pandemia na ka imponuar shumë sfida, por MASH ndërmori hapa konkretë me të cilat do të ndalohet vonesa dhe kthimi mbrrapa në sistemit arsimor, por edhe do të mbrohet shëndeti  mental i  nxënësve.

 

“Jam e vetëdijshëme se të gjithë po kalojmë një periudhë jashtëzakonisht të rëndë pandemi, prandaj MASH punon me përkushtim në përforcimin e shërbimeve profesionale në shkolla që të përgjigjgjen në kërkesat e juaja për mbrojtjen e shëndetit mental. “Po bëjmë përpjekje maksimale që vazhdimësia e shkollave të mbetet e sigurt dhe e hapur”, tha Carovska.

 

Ministrja theksoi se është e lumtur që filloi zbatimi i proceseve reformuese në arsimin fillor dhe me atë u përshpejtua  modernizimi i sistemit arsimor.

 

E dëgjojmë zërin e fëmijëve dhe përpiqemi të ndërtojmë  arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor. Ne investojmë te të rinjtë, investojmë në shkencë dhe krijojmë bazë të fuqishme të shoqëris e cila kujdeset pët të gjithë dhe shoqëri e rritjes ekonomike dhe zhvillimit.

 

 Urime 20 Nëntorin - DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE. Qëndroni të shëndosh dhe të sigurt në shkolla dhe mos hiqni dorë nga ëndrrat e juaja!”, theksoi Carovska.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/24/2024

11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar