Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në shënimin e 20 -vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore

Carovska në shënimin e 20 -vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore

 

Carovska në shënimin e 20 -vjetorit  të themelimit të  Universitetit të Evropës Juglindore

 

 

Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska sot mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 -vjetorit jubilar të ekzistimit  të Universitetit të Evropës Juglindore. Përveç drejtuesve të kuadrit mësimor shkencor të universitetit, në festë morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë qeveritar si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Carovska theksoi se universiteti ka nxjerrë shumë gjenerata të studentëve të cilët  tashmë janë të përfshirë me sukses dhe madje udhëheqin proceset në të gjitha sferat dhe segmentet shoqërore.

“Këta janë gjenerata që punojnë dhe kontribuojnë në fushën e arsimit, në fushën e shkencës, politikës, zhvillimit të teknologjisë. Gjenerata të cilat kanë edhe një vlerë tjetër të mbjellur  tek çdo individ, e ajo është respekti për diversitetin, multietnicitetin dhe multikulturalizmin.

Ky universitet është një mjedis ku takohen kultura të ndryshme dhe ka një kontribut të madh në vizionin e qeverisë aktuale për të ndërtuar një shoqëri të vetme dhe të barabartë për të gjithë. Vazhdoni të jeni ndër të parët jo vetëm në vend dhe rajon, por edhe në hapësirën më të gjerë arsimore dhe shkencore”, tha Carovska.

Universiteti i Evropës Juglindore u themelua përmes një modeli unik të partneritetit publik-privat, i cili në një kohë shumë të shkurtër më vonë rezultoi jashtëzakonisht efektiv dhe realizoi me sukses idenë origjinale. Institucioni që në fillim ofroi mësim cilësor dhe bashkëkohor, kuadër të mirë mësimor, infrastrukturë bashkëkohore, kushte për shkencë dhe kërkime shkencore dhe tërhoqi shumë studentë jo vetëm nga vendi, por edhe nga vendet e rajonit. Ju dëshiroj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen”, tha Carovska.

Me rastin e 20-vjetorit të  themelimit të  Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, ministrja Carovska mori mirënjohje për bashkëpunim, si një nga mbështetësit më të shquar të Universitetit të Evropës Juglindore. Për ministren, kjo mirënjohje është motiv për intensifikimin e përpjekjeve për ofrimin e mundësive më të mira arsimore për të rinjtë dhe kushte më të mira pune për kuadrin mësimor, kërkimorë-shkencor dhe në përgjithësi për të gjithë punonjësit  në institucionet arsimore.

 

[ Friday, November 19, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar