Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Për herë të parë pas 10 vitesh po financojmë institucionet shkencore dhe institutet publike të punojnë në projekte të cilët do të kontribuojnë në pasurimin e shkencës sonë

Carovska: Për herë të parë pas 10 vitesh po financojmë institucionet shkencore dhe institutet publike të punojnë në projekte të cilët do të kontribuojnë në pasurimin e shkencës sonë

 

Carovska: Për herë të parë pas 10 vitesh po financojmë  institucionet shkencore dhe institutet publike   të punojnë  në projekte të cilët do  të kontribuojnë në pasurimin e shkencës sonë

 

Shtatë institucione dhe institute të njohura shkencore publike nga vendi do të kontribuojnë në pasurimin e shkencës sonë duke punuar për tre vjet në kërkime në lidhje me ruajtjen e mjedisit dhe pasurisë natyrore të "Belçishko blato", për ruajtjen dhe edukimin e gjuhës maqedonase, ndikim të historisë dhe historiografisë në politikat narative publike, studimin e proceseve qytetëruese në kulturën mesjetare, ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, si dhe studimin e kulturës tradicionale dhe bashkëkohore. Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska sot dorëzoi marrëveshjet për financimin e këtyre projekteve, të cilat janë përzgjedhur në konkursin publik për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve kërkimore-shkencore.

 

Mjete për financimin e projektit iu dhanë Institutit Hidrobiologjik-Ohër, Institutit të Letërsisë Maqedonase-Shkup, Institutit për Gjuhën Maqedonase “Kërste Misirkov”, Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Institutit të Historisë Kombëtare-Shkup, Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov" dhe Institutit të Kulturës së Vjetër Sllave - Prilep, gjegjësisht të gjitha institucionet dhe institutet shkencore publike në vend.

 

“Ju uroj  punë të mbarë dhe të frytshme në tre vitet e ardhshme, nga të cilat, besoj, se do të sjellë shumë konkluzione që do të pasurojnë shkencën tonë, por edhe do të ndikojnë në ruajtjen e vlerave natyrore, kulturore dhe historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. “Kthimi i mbështetjes financiare për projektet kërkimore-shkencore pas një dekade të plot  tregon kujdesin e kësaj Qeverie dhe Ministrisë për zhvillimin e mendimit shkencor vendas, sepse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë strategjike dhe kontributin e tij në zhvillimin e përgjithshëm të vendit". tha Carovska pas dorzimit të kontratave.

Financimi i këtyre  projekteve kërkimore është vetëm hapi i parë në pozicionimin e shkencës si themel i progresit të përgjithshëm socio-ekonomik por edhe i ndërtimit të një sistemi që do të sigurojë vazhdimësi në financimin e kërkimit shkencor, tha ministrja. Edhe pse institutet dhe institucionet shkencore janë pozicionuar fort në Ligjin për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, deri më tani, në realitet, ato nuk janë njohur si bazë e hulumtimit dhe nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga shteti. Duke theksuar se shkenca po bëhet prioritet kryesor, Carovska  shtoi se kjo shihet nga rritja e vazhdueshme e përqindjes së BPV-së që ndahet çdo vit për shkencën.

 

“Këtë vit, investimet e përgjithshme në shkencë janë rreth 400 milionë denarë, që është 0,37% e BPV-së. Dhjetë vjet më parë këto investime ishin vetëm 0.2%. Shpresoj se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Carovska.

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës po bën një ndryshim të plotë në mënyrën e financimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore duke futur financimin programor dhe të planifikuar si dhe zgjerimin e financimit me grante.

 

Drejtorët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe instituteve shkencore publike që morën pjesë në ndarjen solemne të kontratave shprehën kënaqësi të madhe që MASH-i  pas një periudhe të gjatë kohore siguron mjete nga shteti për projekte nga puna e tyre kërkimore-shkencore. Ata theksuan se kjo është  bazë shumë e rëndësishme  për nxitjen e hulumtimeve që do të kontribuojnë dhe pasurojnë veprimtarinë shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht do ta inkurajojn  shtetin që në vazhdimësi të ndajë mjete nga  Buxheti  për shkencë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar