Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takim i rregullt i Carovskës me Bankën Botërore: Është arritur progres i rëndësishëm në përparimin e arsimit fillor

Takim i rregullt i Carovskës me Bankën Botërore: Është arritur progres i rëndësishëm në përparimin e arsimit fillor

 

Takim i rregullt i Carovskës me Bankën Botërore: Është arritur progres i rëndësishëm në përparimin e  arsimit fillor

 

 

 

Është arritur progres i rëndësishëm  në të gjitha fushat në të cilat është aktiv projekti për përparimin e arsimit fillor, u konkludua në takimin e rregullt të sotëm ku morën pjesë ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska dhe Masimiliano Paoluçi, drejtor rajonal i Bankës Botërore, Bojana Naceva udhëheqëse e ekipit të projektit si dhe persona të tjerë të Bankës Botërore të përfshirë në zbatimin e Projektit.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan se janë veçanërisht të kënaqur me procesin e digjitalizimit të materialeve mësimore, por edhe me dinamikën me të cilën janë pajisur 260 kabinete, me çrast u krijuan kushte më të mira mësimore, gjithashtu u theksua se realizimi është i domosdoshëm për të vazhduar në të njëjtin drejtim si deri tani.

Në takim u theksua edhe rëndësia e përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Bankës Botërore si partnerë për përmirësimin e kushteve mësimore të nxënësve në arsimin fillor, veçanërisht në kushtet në të cilat ndodhemi.

Pozitivisht nga të gjithë të pranishmit u përshëndetën të gjitha investimet dhe përpjekjet e MASH për krijimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët në kushte  pandemie, ku mundësohet mësimdhënie me prezencë fizike, gjë që është shumë e rëndësishme për rrjedhjen e procesit arsimor dhe ofrimin e arsimit cilësor.

Vlera e përgjithshme e projektit është 21.5 milionë euro dhe realizohet përmes tre komponentëve bazë që i referohen përmirësimit të të mësuarit në nivel të  shkollës, reformave për progresin kombëtar në arsim dhe përforcimit të kompetencave të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave.

Projekti zbatohet përmes Njësisë për menaxhim me  projektin e cila funksionon  në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Përveç Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në projekt janë përfshirë edhe BZHA, QSHP, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, komunat dhe shkollat ​​fillore.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar