Republika e Maqedonisë së Veriut po ndërmerr hapa konkretë dhe po i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të shkencës, kërkimit dhe inovacionit, të cilët janë bartës kryesorë të përparimit të përgjithshëm shoqëroro - ekonomik të vendit dhe një nga kushtet themelore për integrim në Bashkimin Europian.
Sot, kur bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkencës - 10 Nëntorin, rikujtojmë se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës po ndërton një sistem që do të sigurojë investim të vazhdueshëm në shkencë.
Në këtë drejtim është edhe rritja e përqindjes së BPV-së që ndahet për shkencën dhe është në rritje të vazhdueshme çdo vit. Nëse në vitin 2018 ishin ndarë 252 milionë denarë për shkencë, në vitin 2019 – 295 milionë denarë, në vitin 2020 – 300 milionë denarë, ndërsa në vitin 2021 në buxhet kemi mbi 400 milionë denarë.
Jemi duke punuar për një ndryshim të tërësishëm të mënyrës së financimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore duke futur financimin programor dhe të planifikuar dhe vazhdimin e financimit të grantit.
Që nga viti i kaluar, për herë të parë, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës përmes financimit të granteve ndau 34 vauçer për inovacion në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë denarë, të cilat duhet të inkurajojnë zhvillimin e shkencës në vend. Pritshmëritë janë që në vitin 2022 të futet financimi programor, i cili do të zbatohet në vazhdimësi.
Nga ky vit, pas një dekade të plotë, është kthyer përkrahja për mundësi të reja për punëtorët shkencorë-hulumtues, në vlerë prej gjithsej 17,3 milionë denarë të destinuara për qëllime kërkimore dhe zhvillim të resurseve laboratorike të institucioneve shkencore dhe institucioneve të arsimit të lartë.
Kurse thirrja tjetër është për financimin e realizimit të projekteve kërkimore-shkencore të institucioneve publike shkencore. Ata do të marrin deri në 3 milionë denarë për projekt. Kjo mbështetje financiare rikthehet sërish pas 10 vitesh, e cila plotëson nevojat dhe kërkesat e Institucioneve Shkencore Publike.
Lidhur me këtë, këtë vit me vendim të Qeverisë, ndërsa me buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë siguruar mjete në vlerë prej 6 milionë denarë për reagentë dhe material shpenzues laboratorik për Institutin e Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Humane në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universiteti Kirili dhe Metodi për realizimin e projektit lidhur me analizën e profilit imunogjenetik të pacientëve me Kovid-19.
Si mbështetje për nxjerrjen e një kuadri që do të angazhohej në shkencë dhe kërkime, në vitin e ri akademik, për herë të parë futëm bursat për ciklin e tretë të studimeve për disa profesione deficitare. Parashikuam 15 bursa nga 18.000 denarë për 12 muaj në viti, gjithashtu kthyem pas një dekade të tërë bursat për studime pasdiplomike në vend si dhe 50 bursa nga 9.000 denarë për 9 muaj në vit, për fushat në të cilat ekziston kuadër deficitar.
E rëndësishme është që të theksohet se vendi u bë pjesë e programit të madh ndërkombëtar të shkencës Horizont Europa, i cili është pasardhës ose vazhdim i Horizont 2020. Ajo hapi shumë mundësi për zhvillimin e shkencës përmes rrjetëzimit, zbatimit të projekteve të përbashkëta ndërkombëtare etj.
Ndërkohë është krijuar Këshilli kombëtar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, i cili si organ i pavarur profesional do të punojë për sigurimin, vlerësimin, zhvillimin dhe promovimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend dhe shërbimin e tyre të plotë ndaj shoqërisë. si dhe zhvillimin e saj.