Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në Krakov: Kemi obligim t`i mësojmë fëmijët tanë të njohin dhe të jenë më të zëshëm kundër shenjave të para të intolerancës

Carovska në Krakov: Kemi obligim t`i mësojmë fëmijët tanë të njohin dhe të jenë më të zëshëm kundër shenjave të para të intolerancës

 

Carovska në Krakov: Kemi obligim t`i mësojmë  fëmijët tanë të njohin dhe të jenë më të zëshëm kundër shenjave të para të intolerancës

 

 

Çdo gjeneratë duhet të fokusohet ndaj përvetësimit të vlerave të vërteta etike, morale dhe njerëzore dhe njohjen e fenomeneve negative sociale si diskriminimi, urrejtja dhe intoleranca, në mënyrë që të mos ndodhin fatkeqësi të reja serioze të ngjashme me Holokaustin.Prandaj është e nevojshme zhvillimi i vetëdijes individuale dhe kolektive në çdo shoqëri ndërsa ne politikanët dhe pushtetarët mund të kontribuojmë shumë në arritjen e këtij qëllimi.

Кëtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska në simpozium kushtuar antisemitizmit në Krakov, Republika e Polonisë, organizuar nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve, ku morën pjesë ministrat dhe sekretarët shtetërorë të arsimit të Gjermanisë, Holandës, Britanisë së Madhe dhe Francës si dhe kryetarët e kuvendit  të Bosnje-Hercegovinës dhe Malit  të Zi.

“Ngjarjet dhe krimet traumatike të së kaluarës duhet të jenë një mësim për ne në të tashmen dhe duhet të përpiqemi të krijojmë një shoqëri më të mirë për të gjithë, në të cilën nuk do të ekzistojnë aspak, ose ngjarjet fatkeqe  të reduktohen në minimum.

Këtë mund ta arrijmë më së shumti përmes sistemit arsimor, sepse shkolla është vendi i duhur ku mësohen dhe zhvillohen vlerat pozitive që në moshë të vogël.

Pikërisht për këtë qëllim  janë edhe programet dhe materialet e reja mësimore të cilat në Maqedoninë e Veriut po i fusim në etapa, me të cilat mësohen barazia, gjithëpërfshirja, multikulturalizmi, toleranca, respektimi i të drejtave dhe diversiteti” theksoi Carovska.

Ministrja  theksoi se antisemitizmi nuk është vetëm njësi mësimore në tekstet shkollore në sistemin arsimor të Maqedonisë. Kjo temë nuk mësohet vetëm përmes një teksti të shkruar në një ose dy faqe të një teksti shkollor në një klasë, por është një temë që zhvillohet sistematikisht në disa nivele, në disa klasa.

Organizohen edhe aktivitetet jashtëmësimore, nxënësit  vizitojnë Qendrën Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia e Veriut, që ndodhet në Shkup dhe në këtë mënyrë sensibilizohet çështja e Holokaustit, ndërsa të rinjtë edukohen që të kontribuojnë që një katastrofë e tillë të mos ndodhë më kurrë. “, tha Carovska.

Pas simpoziumit në Krakov, pjesëmarrësit vizituan kampin e përqendrimit - Muzeu i Aushvicit, ku bënë homazhe për viktimat e Holokaustit.

 

[ Tuesday, November 9, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/24/2024

11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar