“Aktualitetet në lidhje me arsimin e lartë në universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në funksion të procesit arsimor në kushte pandemie, duke praktikuar autonominë, procesimin financiar dhe sfidat për student” , ishin temat e debatit publik ku morën pjesë ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, organizuar nga Këshilli Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Kërkimore Shkencore. Në takim, përveç kryetarit të Këshillit prof. Todor Serafimovski, morën pjesë edhe rektorët e të gjitha universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Më vjen shumë mirë që me rektorët dhe anëtarët e Këshillit kemi mundësi të debatojmë për çështje të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë, të cilat të gjithë ne përpiqemi t`i bëjmë më cilësore, më mirë dhe më tërheqëse për studentët vendas si dhe studentët e huaj.
Jam e bindur se konkluzionet nga ky debat, të cilat kanë një rëndësi të madhe, do të zbatohen drejtpërdrejt në promovimin e universiteteve shtetërore në vendin tonë. Institucionet e arsimit të lartë dhe shkencorë dhe institutet me të vërtetë disponojnë me kuadër cilësor dhe të përkushtuar. Dëshmi për këtë janë profesorët universitarë që u përfshinë në përgatitjen e proceseve reformuese në arsimin fillor. "Kjo dëshmon se institucionet tona të arsimit të lartë janë të gatshme të përballen me sfidat e imponuara nga ndryshimet e shpejta në nivel global dhe t`i përshtaten menjëherë atyre," theksoi Carovska.
Ministrja vuri në dukje se pandemia, si në botë ashtu edhe në vendin tonë, ka imponuar sfida të reja që kërkojnë një qasje dhe organizim tjetër të punës, por madje edhe në këto kushte vazhdojmë me ndryshime pozitive që çojnë drejt avancimit në të gjitha nivelet në arsim, duke përfshirë edhe arsimin e lartë.
„Pikërisht në atë drejtim janë të gjitha politikat dhe masat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. “Pas një dekade të tërë e kemi kthyer mbështetjen për zhvillimin e institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë, si dhe thirrjen për financimin e realizimit të projekteve kërkimore-shkencore të institucioneve publike shkencore, ku në dispozicion janë 17,3 milionë denarë”, tha Carovska.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndryshuar politikën e bursave me qëllim që të krijohet kuadër i cili do të merret me shkencë dhe hulumtim. Për herë të parë janë futur bursa për ciklin e tretë të studimeve për disa profesione të caktuara deficitare prej 18.000 denarë për 12 muaj në vit, ndërsa pas një dekade të tërë, janë kthyer bursat për studime pasdiplomike në vend prej 9.000 denarë në muaj për nëntë muaj në vit. Gjithashtu, për rreth 80% është rritur pjesa më e madhe e bursave për ciklin e parë të studimeve deridiplomike, si dhe është futur edhe racion i subvencionuar për studentë për të gjithë studentët e rregullt në fakultetet shtetërore dhe private në vend.
Ministrja theksoi se është duke u përgatitur edhe Ligji i ri për Veprimtari Kërkimore Shkencor është duke u përgatitur nga grupi punues me përfaqësuesit e të gjitha universiteteve dhe instituteve shkencore.
“Jemi të përkushtuar të ndërtojmë një sistem i cili do të sigurojë vazhdimësi në investimin në shkencë. "Përqindja e BPV-së e ndarë për shkencën duhet të rritet dhe t`i afrohet mesatares evropiane," tha Carovska.
Rektorët përshëndetën iniciativën për mbajtjen e këtij debati dhe theksuan se këto takime duhet të bëhen praktikë e rregullt, pasi është mënyra më e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të krijuar një strategji për hapat e mëtejshëm.
Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarin Kërkimore Shkencor u formua për të siguruar, vlerësuar, zhvilluar dhe përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor dhe është i pavarur në punën e tij dhe vendos brenda kompetencës së tij bazuar në parimin e profesionalizmit dhe kompetencës. Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mes të cilëve profesorë nga të gjitha fushat shkencore, studentë dhe anëtarë të Odës Ekonomike dhe përfaqësues të ASHAM.