Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje mësimdhënësve dhe Plenumit të Arsimtarëve që kërkesën për rritjen e pagave ta dërgojnë te deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku me muaj ka ngecur propozim ligji me të cilën sigurohet rritje e vazhdueshme e pagave të mësimdhënësve.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon në interes të mësimdhënësve dhe sigurimin e tyre juridik dhe përmirësimin e statusit të tyre. Në atë drejtim është Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesional në shkollat fillore dhe të mesme, me të cilën pagat e mësimdhënësve duhet të rriten në përputhje me rritjen e pagës minimale në vend. Për fat të keq, ky ligj me të cilën avancohen të drejtat e mësimdhënësve është bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Rikujtojmë se në 4 vitet e kaluara pagat e mësimdhënësve që kanë 10 vjet përvojë pune janë rritur për rreth katër herë e gjysmë, gjegjësisht për 4.000 denarë, përderisa gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së vetëm për 800 denarë.
Në mënyrë shtesë vitin e kaluar, por edhe këtë vit, bllok-dotacionet ndaj komunave janë rritur për 2%. Në këtë rritje, përveç mjeteve për prokurimin e materialeve të nevojshme dhe mjeteve për higjienë dhe dezinfektim janë parashikuar mjete të mësimdhënësve për pagesën e orëve jashtë orarit.