Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Me avancimin e sitetemit të evaluimit në arsim të lartë më cilësor

Carovska: Me avancimin e sitetemit të evaluimit në arsim të lartë më cilësor

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, MillaCarovska, sot u uroi punë të suksesshme anëtarëve të Këshillit për evaluim të arsimit të lartë, të cilët ndjekin trajnimin e organizuar dhe të mbështetur nga Fondacioni FridrihEbert - Shkup.

 

Ky këshill, i cili funksionon nga fillimi i vitit, për herë të parë është formuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bazë të Ligjit për arsimin e lartë dhe standardeve dhe udhëzimeve për sigurimin e cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë, ndërsa qëllimi i saj është ta përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë.

 

“Besoj se përmes këtij trajnimi të duhur do t`i fitoni njohuritë dhe kompetencat e nevojshme që do të ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve për evaluim dhe vetëevaluim, komponentët kyçe të procesit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Gjithashtu, jam i bindur se njohuritë dhe përvojat e fituara do të zbatohen në mënyrën më të mirë për ndjekjen dhe vlerësimin e cilësisë të kryerjes së veprimtarisë së arsimit të lartë, punën kërkimore-shkencore dhe profesionale të kuadrit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, dhe veçanërisht programeve të tyre studimore. “Të gjitha këtë e bëjmë me qëllim të sigurojmë institucione cilësore të arsimit të lartë, të cilat do të kenë ofertë atraktive të programeve studimore jo vetëm për studentët të vendit por edhe për studentët e huaj dhe besoj se me punë dhe përkushtim të përbashkët do t’i realizojmë këto qëllime”, tha. Carovska.

 

 

Këshilli për evaluim ka obligim ligjor të përgatisë Projekt-Rregullore për standardet dhe procedurën për evaluimin e jashtëm dhe vetëevaluimin. Përkatësisht, standardet dhe procedura sipas të cilave kryhet evaluimi i jashtëm dhe vetëevaluimi patjetër duhet të harmonizohen me standardet dhe procedurat të cilat zbatohen nga Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Për këtë qëllim,  vlerësojmë se trajnimi përmes prizmës së përvojës komparative do të jetë me përfitim të madh për anëtarët e Këshillit.

[ Thursday, October 28, 2021 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar