Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Krijojmë gjenerata që do të jenë udhëheqës aktivë në betejën për planet më të pastër dhe mjedis jetësor më të shëndetshëm

Carovska: Krijojmë gjenerata që do të jenë udhëheqës aktivë në betejën për planet më të pastër dhe mjedis jetësor më të shëndetshëm

 

 

Përpjekjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë për të inkurajuar dhe zhvilluar mendimin kritik dhe ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe mjedisin jetësor  tek fëmijët dhe të rinjtë janë të mëdha dhe ato tashmë mund të shihen në praktikë, pasi ato janë pjesë e proceseve reformuese  që kanë filluar që nga ky  vit shkollor në arsimin fillor. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Milla Carovska, sot në Samitin Rinor për Ndryshime Klimatike.

 “ Faleminderim i veçantë për UNICEF-in dhe Agjencinë Suedeze për  Bashkëpunim Ndërkombëtar të cilët e miratuan programin tre-vjeçar për fëmijët, program   i cili synon përparimin e arsimit për mjedisin jetësor  dhe ndryshimet klimatike. Ky program është i integruar në programet e reja të përgatitura me Konceptin e ri. "Veprimi global dhe përvoja e gjerë që e keni ndarë  në mënyrë jo të një anshme është një kontribut i paçmuar në ofrimin e mundësive më të mira dhe arsim më të mirë për të rinjtë tanë," tha Carovska.

Carovska tha se vetëdija për kujdesin ndaj mjedisit, fillimisht zhvillohet përmes edukimit dhe edukimit brenda familjes, por në mënyrë sistematike më së miri ajo ngulitet  në karakterin dhe sjelljen e të gjitha  brezave, përmes procesit edukativo-arsimor nëpër shkolla.

"Në shkolla duhet të mësohet  për kujdesin, dashurinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe në atë pjesë, institucionet e sistemit dhe ne që udheheqim me ato, mund të ndihmojmë shumë dhe të kontribuojmë në ngritjen e sistemit arsimor. Më tepër mësimdhënësit kanë mundësi që përveç mësimit të rregullt gjatë orëve mësimore, por edhe përmes aktiviteteve shtesë dhe aktiviteteve jashtë mësimore të ngrisin ndërgjegjësimin  tek të rinjtë për këto çështje të rëndësishme dhe kështu të krijojnë bartës të vërtetë të ndryshimeve, me qëllim  që ky  planet të bëhet  vend më i mirë për të jetuar ",theksoi  Carovska.

Ministrja  gjithashtu u shpreh  se ndryshimet tani më kanë filluar edhe në arsimin e mesëm, veçanërisht në pjesën e arsimit profesional që është një shkallë më shumë drejt formalizimit të njohurive të fituara  nga edukimi  fillor.

„ Vende të punës të gjelbra janë e ardhmja e çdo vendi, kështu që të gjitha resoret duhet të bëjnë përpjekje maksimale në krijimin e këtyre vendeve të punës, ndërsa ne si krijues të politikave arsimore të krijojmë programe mësimore që do të aftësojmë kuadro të cilët me teoritë dhe praktikat e tyre do të mund  t`i përgjigjen  këtyre sfidave të reja ", tha Carovska.

Përveç ministres Carovska në Samit morën pjesë  edhe kryetari i vendit Stevo Pendarovski, ministri i Mjedisit Jetësor Naser Nuredini, ambasadori i Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasaosori i Italisë në Maqedoninë e Veriut Bengston, Gallovej dhe Sillvestri si dhe përfaqësues të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar