Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në emisionin 360 shkallë, kushtuar lajmeve të rreme në lidhje me arsimin gjithëpërfshirës seksual, theksoi se opinioni duhet të dijë se Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Byrojë e Zhvillimit të Arsimit me Konceptin e ri, përmes temës së barazisë gjinore parashikojnë mësimdhënie me të cilën avancohet barazia e femrave dhe meshkujve dhe thyerja e stereotipeve..
“ Është për të ardhur keq se niveli i mirëkuptimit të barazisë gjinore në shoqërinë tonë është në nivel shumë të ulët dhe ndërlidhet me LGBT” theksoi Carovska.
Carovska u shpreh se gjithçka që lidhet me Konceptin e ri është publike në ueb faqet e MASH-it dhe BZHsë dhe është për të ardhur keq që grupe të caktuara vazhdojnë të manipulojnë publikun me lajme, komente dhe ilustrime të rreme
"Lajmet e rreme i luftojml përmes transparencës. Me siguri nuk do të bëjmë kundër-protesta për këtë çështje, por është shumë e rëndësishme që ne të informojmë vazhdimisht në kohën e duhur. Dhe të publikojmë çdo gjë që bëjmë gjatë ditës.
E njëjta gjë ishte edhe për Konceptin e ri , u zhvilluan debate, u shpallen të gjitha dokumentet, tekstet shkollore dhe patë që nuk kishte asnjë reagim ndaj tij, gjë që tregon se mënyra e vetme për të luftuar lajmet e rreme është informimi i vazhdueshëm dhe në kohë për të gjitha palët e interesura për rrezikun e nënshtrimit të lajmeve të rreme” theksoi Carovska.
Arsimi gjithëpërfshirës seksual nga ky vit shkollor është lëndë zgjedhore i cili po pilotohet në katër shkolla në vend në klasën e nëntë. Mësimin e ndjekin nxënësit prindërit e të cilëve kanë dhënë pëlqimin e tyre.
Ideja e MASH dhe BZHA është që së pari të shohin rezultatet nga faza -pilot nëse ka nevojë, të bëhen ndryshime dhe atëherë, lënda zgjedhore të futet në mësimdhënie.