Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i Carovskës dhe Shabanit me ministren e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës Nagavci, ku u shpreh pëlqim dhe angazhim për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë

Takimi i Carovskës dhe Shabanit me ministren e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës Nagavci, ku u shpreh pëlqim dhe angazhim për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë

 

Takimi i Carovskës dhe Shabanit  me ministren e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës Nagavci, ku u shpreh  pëlqim dhe angazhim për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë

 

 

Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë që tregojnë interes në mbështetjen reciproke dhe në ofrimin e më shumë mundësive arsimore dhe shkencore për qytetarët.Ajo është bazë e mirë për përparimin e shoqërive tona dhe rajonit në përgjithësi, sepse, në thelb, e ardhmja e rajonit varet kryesisht nga bashkëpunimi i ndërsjellë, dhe të dyja vendet të ardhmen e shohim si anëtaretë familjes evropiane. Kështu që, takimi ynë sot do të intensifikojë përpjekjet për të arritur këtë aspiratë tonë të përbashkët.

 

Këtë e theksoi  ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, e cila së bashku me zëvendësministrin Arafat Shabani sot patën një takim pune me një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës  Kosovës të  udhëhequr nga ministrja Arberie Nagavci

 

"Në përgjithësi, të dyja palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm  në fushën e arsimit dhe jemi të përkushtuar që atë ta intensifikojmë përmes miratimit të një programi të ri, i cili do të mundësojë krijimin e më shumë marrëdhënieve në segmente të ndryshme si në arsiminfillor, të mesëm dhe të lartë, shkencë dhe kërkim shkencor si dhe qasje  të përbashkëta në hapësirën arsimore ndërkombëtare", tha Carovska.

 

Gjatë takimit, Carovska ndau përvojat pozitive nga zbatimi i mësimit online gjatë vitit të kaluar shkollor, gjithashtu njoftoi edhe  për mënyrën se si filloi dhe si po zbatohet mësimi në vitin vijues shkollor.Gjithashtu, u diskutua edhe për reformën e arsimit fillor, e cila filloi të zbatohej në faza nga muaji shtator, ndërsa  anëtarët e delegacionit të Republikës së Kosovës shprehën interes të veçantë për përvojën me tekstet digjitale dhe mënyrën e aplikimit të tyre.

 

Zëvendësministri Shabani theksoi se të dy vendet pajtohen që arsimi, shkenca dhe inovacioni janë mjetet më të forta që mund t`i çojnë vendet përpara ndërkombëtarisht dhe për këtë arsye çdo shkëmbim idesh, përvojash dhe njohurish dhe arritjesh të reja është i mirëpritur.

 

Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Nagavci u shpreh e kënaqur me iniciativën për organizimin e takimit dhe siç u shpreh ajo  Kosova do të bëjë përpjekje edhe më të shumta  për marrëdhënietndërmjet institucioneve arsimore, mësimdhënësve, profesorëve, studentëve dhe nxënësve nga të dyja vendet. Gjithashtu u fokusuan edhe  në procesin e digjitalizimit

 

 arsimit dhe shërbimeve arsimore, të cilat ajo theksoi se janë një sfidë e rëndësishme si për Qeverinë e Republikës së Kosovës poashtu edhe për Ministrinë që ajo drejton.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar