Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për ndarjen e mjeteve financiare të projekteve kërkimore-shkencore në institucionet shkencore për vitin 2021

SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për ndarjen e mjeteve financiare të projekteve kërkimore-shkencore në institucionet shkencore për vitin 2021

 

Bazuar në nenin 50 të Ligjit për veprimtari shkencore-kërkimore ("Gazeta Zyrtare e RM" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 , 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20 dhe 163/21) Neni 3 i Rregullores mbi mënyrën dhe procedurën e financimit të projektve kërkimore-shkencor  gjegjësisht programet ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes Publike për zgjedhjen e recensentëve nr. 15-13721 / 1 të datës 21.09.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së  Veriut shpall:

 

 

 

 

SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR

 

për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për ndarjen e mjeteve financiare të projekteve kërkimore-shkencore në institucionet shkencore  për vitin 2021

 

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të bëjë zgjedhjen e recensentëve, të cilët do t’i recensojnë projekt propozimet e parashtruara sipas Konkursit për ndarjen e mjeteve për fiinancim të projekteve kërkimore-shkencore në institucionet publike shkencore për vitin 2021.

 

                Recensentët duhet të jenë nga hulumtuesit kryesorë të mirënjohur dhe të njohur me titull shkencor, gjegjësisht me titull mësimor-shkencor nga fusha shkencore përkatëse dhe fusha shkencore e kërkimit dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët me përvojë ndërkombëtare.

 

 

 

Recensentët duhet të jenë nga sferat e mëposhtme shkencore, gjegjësisht fushat shkencore të hulumtimit:

 

 

 

1

Shkencat historike

2

Shkencat politike

3

Sociologjia

4

Shkenca e gjuhës (linguistika)

5

Shkenca e letërsisë (letërsia maqedonase, poezia, proza, drama, historia në gjuhën maqedonase dhe onomastika maqedonase)

6

Etnologjia dhe etnogjeneza (folklor, kulturë shpirtërore)

 

 

Recensentët e zgjedhur, projektet e paraqitura

do t’i vlerësojnë në bazë të kritereve të mëposhtme:

 

  • kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
  • origjinaliteti i qëllimeve dhe lënda e kërkimit;

- aktualiteti, rëndësia, inovacioni, përshtypja e qëllimeve dhe lënda e kërkimit;

- qëllimet dhe aktivitetet e përpunuara të detajuara të projektit me tregues të qartë dhe të matshëm;

- qëllimet e përpunuara në mënyrë detaje dhe aktiviteti i projektit me indikatorë të matshëm dhe të qartë;

- probabiliteti në arritjen e rezultateve të pritura dhe mundësitë për zbatimin e rezultateve në kornizë kohore reale;

- kompetenca e hulumtuesit kryesor dhe ekipit të propozuar kërkimor;

- përfshirje dhe aftësim i kuadrit të ri kërkimor shkencor;

- përmbushjen e kushteve materiale, teknike dhe të tjera infrastrukturore për realizimin e projektit;

- plan financiar i përpunuar detajisht për mjetet e nevojshme për realizimin e projektit dhe arsyetimin dhe realitetin e shpenzimeve në planin financiar të propozuar të nevojshëm për realizimin e projektit;

- konkurueshmëria e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe

- rëndësia e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar

Kandidatët e interesuar fletëparqitjes janë të detyruar t’ia bashkangjesin:

- dëshmi se ata kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi  për punën me projekte ndërkombëtare

- deklaratë nga recensent se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të përfitojë përfitime materiale ose jomateriale  për të dhe të afërmit e tij si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.

Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektiviteti, paanshmëria dhe shmangia e konfliktit të interesit).

 

 

Fletëparaqitja për recensent, e plotësuar në mënyrë të rregullt dorëzohet në:

Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës

Sektori për Shkencë dhe Inovacione

Bul "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54

1000 Shkup

 

  Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është . 08 .10.2021 (ora 15:30)

 

Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të merren parasysh.

 

  Për shkarkim:

Fletëparaqitja për recensent (linku)

 

 

Lista vlerësuese (linku)

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar