Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Mësues, Ju jeni forca dhe krenaria jonë kombëtare! Ju jeni heronjtë tanë, faleminderit!

Carovska: Mësues, Ju jeni forca dhe krenaria jonë kombëtare! Ju jeni heronjtë tanë, faleminderit!

 

Carovska: Mësues, Ju jeni forca dhe krenaria jonë kombëtare! Ju jeni heronjtë tanë, faleminderit!

 

 

Bota sot u bën rrespekt  njerëzve që kanë zgjedhur të ndjekin profesionin më fisnik, dhe ky është mësimdhënia. Sot është 5 Tetori - Dita Ndërkombëtare e Mësuesit  ndërsa  unë, si ministre e Arsimit dhe Shkencës e cila  komunikon dhe punon me ta çdo ditë dhe së bashku sigurojmë edukim të pandërprerë të të rinjve në vendin tonë në kushte normale dhe kushte të jashtëzakonshme  pune, dhe paralelisht punojmë në partneritet për ndryshime të mëdha për arsimim më të mirë, i uroj festën dhe i dëshiroj  shëndet të mirë dhe shumë suksese të tjera individuale dhe kolektive që do të reflektohen në njohuritë dhe gatishmërinë e brezave që krijojmë për të qenë bartës të prosperitetit shoqëror dhe një të ardhme më të mirë për shtetin.

 

Jetojmë në një kohë kur thelbi i edukimit dhe nevoja për arsim cilësor të fëmijëve është veçanërisht i dukshëm. Kriza shëndetësore na ka treguar se sa i brishtë është sistemi arsimor, ndërsa  sfidat e paraqitura nga pandemia mund të kenë një ndikim shumë negativ në njohuritë e nxënësve, veçanërisht tek më të rinjtë, dhe të krijojnë boshllëqe që vështirë se mund të plotësohen ndonjëherë nëse nuk kemi kuadër mësimor cilësor i cili do t`i të anulojë efektet e atyre sfidave në kohën e duhur dhe të mbrojë fëmijët tanë.

 

Për fat, vendi ynë ka një kuadër të tillë mësimor. Të përkushtuar për të punuar, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të reaguar kur nxënëxit  preken nga fenomene dhe ndikime negative dhe për t’i mbajtur ata në rrugën e duhur drejt arritjes së rezultateve të pritshme të mësimit, për të qenë gati për të jetuar dhe punuar në botën e re të shekullit 21.

 

Prandaj, kohezioni i plotë në shoqëri është i nevojshëm për të mbështetur përpjekjet e tyre, për t`i inkurajuar ata dhe akoma më shumë për t`i motivuar ata për përmbushjen efikase dhe efektive të përgjegjësive të përditshme të cilat, për hir të së vërtetës, shpesh nuk përfundojnë me përfundimin e orëve në shkollë.

 

Besoj se Qeveria aktuale është dhe do të vazhdojë të jetë  udhëheqës  i vërtetë i procesit për ngritjen e dinjitetit të mësimdhënësve. Paga më të larta, më shumë mundësi për karrierë dhe zhvillim profesional dhe kushte më të mira të punës ishin synimet për të cilat ishim të angazhuar viteve tëfundit  dhe do të jemi edhe më shumë në periudhën në vazhdim.

 

Kemi arritur t`i rrisim pagat e tyre me mbi 21 përqind, t`iu sigurojmë atyre mundësi për të përparuar në tituj dhe për atë të marrin të ardhura më të larta mujore si shtesë të pagës, t`i përmirësojmë kushtet në të cilat punojnë përmes investimeve në infrastrukturën dhe në prokurimin dhe modernizimin e pajisjeve dhe mjeteve vizuale për proces mësimor më të thjeshtë, por edhe më cilësor.

 

Së shpejti do të vijnë edhe ndryshime të rëndësishme në zgjidhjen ligjore për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore, për të cilat, edhe pse për momentin ekzistojnë subjekte politike që kundërshtojnë në miratimin e tij pa ndonjë arsye të mirë, por nga motivi i pastër politik, jam e sigurt se do të arrijmë pëlqimin e plotë politik dhe do t`i miratojmë, duke u mundësuar  mësimdhënësve të punësohen më lehtë në shkolla, ata që punojnë me kontrata me kohë të caktuar, të marrin zgjidhje të përhershme dhe siguri ekonomike dhe juridike, të fillojë pagesa e rregullt e shtesave të pagës që i meritojnë, por pagesa nuk është e rregulluar ligjërisht, ndërsa paga e tyre duhet të rritet vazhdimisht me çdo rritje të pagës minimale.

 

sues dhe mësuese  të vlerësuar,

 

emrin tim dhe në emër të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe Qeverisë, do të doja t`ju falënderoja për edukimin e fëmijëve tanë. Vazhdoni kështu, motivoni  ata të mendojnë në mënyrë kritike, zhvilloni kreativitetin dhe inovacionin e tyre. Në ndërkohë, investoni në veten tuaj dhe shfrytëzoni  mundësitë që i krijojmë për ju. Jemi të kënaqur që ju kemi si aleatë dhe besoj se ashtu do të vazhdojë të jetë. Sepse vetëm së bashku mund ta bëjmë arsimin më cilësor, t`iu mundësojmë fëmijëve ardhmërinë që e meritojnë, ndërsa shtetit zhvillim në drejtimin e dëshiruar.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe durimin që e tregoni çdo ditë.

 

Gëzuar 5 Tetori!

 

Ministre e Arsimit dhe e Shkencës

Milla Carovska

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar