Bazuar në nenin 50 të Ligjit për veprimtarishkencore-kërkimore ("Gazeta Zyrtare e RM" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 , 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20 dhe 163/21) Neni 3 i Rregullores mbi mënyrën dhe procedurën e financimit të projektvekërkimore-shkencor gjegjësisht programet ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes Publike për zgjedhjen e recensentëve nr. 15-13721 / 1 të datës 21.09.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR
për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për financimin e projekteve kërkimore-shkencore nga interesi publik i veçantë për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike)
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të bëjë zgjedhjene recensentëve, të cilët do t’i recensojnë projektpropozimet e parashtruarasipas Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore nga interesi publik i veçantë për vitin 2021 (mbështetje për zhvillimin e resurseve laboratorike) .
Recensentët duhet të jenë nga hulumtuesit kryesorë të mirënjohur dhe të njohur me titull shkencor, gjegjësisht me titull mësimor-shkencor nga fusha shkencore përkatëse dhe fusha shkencore e kërkimit dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët me përvojë ndërkombëtare.
Recensentët duhet të jenë nga sferat e mëposhtme shkencore, gjegjësisht fushat shkencore të hulumtimit:
|
|
1 |
Shkencat Matematiko-Natyrore: Biokimi; Fizikë; Kimi (kimi analitike, kimi organike dhe inorganike), Shkenca e Materialeve; |
2 |
Shkencat teknike-teknologjike: Ndërtimtari dhe menaxhimi i ujit (gjeoteknikë, inxhinieria e tërmeteve, mekanika e ndërtimeve të ngurta); Teknologji e prodhimeve ushqimore; Mjedisi jetësor (energjetika, uji, ajri dhe toka) |
3 |
Shkencat Mjekësore dhe Shëndeti: Shkencat Mjekësore Fundamentale (Mikrobiologjia, Gjenomika, Gjenetika Riprodhuese,Forenzika, Mjekësia gjenetike,); Nutricionizmi; |
4 |
Shkencat Bioteknike: Mbrojtja e Bimëve; Prodhimi i bimëve; Pemtaria; Vreshtari; Përpunimi i drurit (testimi i mobiljeve, qelqit dhe zdrukthtarisë së ndërtimit); Teknologjia e ushqimit (kontrolli i cilësisë dhe siguria e ushqimit): Teknologjia e prodhimeve fermere, Prodhimi bagëtisë. |
5 |
Shkencat Bioteknike: Mbrojtja e Bimëve; Prodhimi i bimëve; Pemtaria; Vreshtari; Përpunimi i drurit (testimi i mobiljeve, qelqit dhe zdrukthtarisë së ndërtimit); Teknologjia e ushqimit (kontrolli i cilësisë dhe siguria e ushqimit): Teknologjia e prodhimeve fermere, Prodhimi bagëtisë. |
Recensentët e zgjedhur, projektet e paraqitura
do t’i vlerësojnë në bazë tëkriterevetë mëposhtme:
- kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- rëndësia e projektit të qëllimeve të hulumtimit;
-origjinaliteti i qëllimeve dhe përmbajtja e kërkimit;
-kompetenca e kërkuesit kryesor;
-kompetenca dhe origjinaliteti i ekipit kërkimor;
-potenciali i projektit për aplikimin praktik dhe qasja në infrastukturën laboratorike në vend;
-potenciali i projektit për njohurinë e infrastrukturës laboratorike dhe ndikimi shkencor në nivel ndërkombtar;
-cilësia e aplikimit (përfshirja dhe plotësia, thelbi, detajet, saktësia dhe qartësia)
-plani ideor për menaxhimin me resurset laboratorike (formalizimi, organizimi dhe mirëmbajtja afatgjate për përdorimin e infrastrukturës laboratorike)
Kandidatët e interesuar fletëparqitjes janë të detyruar t’ia bashkangjesin:
- dëshmi se ata kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi për punën me projekte ndërkombëtare
- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të përfitojë përfitime materiale ose jomateriale për të dhe të afërmit e tij si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.
Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektiviteti, paanshmëria dhe shmangia e konfliktit të interesit).
Fletëparaqitja për recensent, e plotësuar në mënyrë të rregullt dorëzohet në:
Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës
Sektori për Shkencë dhe Inovacione
Bul "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54
1000 Shkup
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 24.09.2021 (ora 15:30)
Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të merren parasysh.
Për të shkarkuar:
Fletëparaqitja për recensent (linku)
Lista vlerësuese (linku)