Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Hulumtimin Shkencor ("Gazeta Zyrtare e RM" Nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15 , 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20 dhe 163/21) Neni 3 i Rregullores mbi mënyrën dhe procedurën e financimit të hulumtimit shkencor projektet gjegjësisht programet ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e shpalljes Publike për zgjedhjen e recensentëve nr. 15-13721 / 1 të datës 21.09.2021, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
Shapllje publike
për zgjedhjen e recensentëve që do të recenzojnë projektet sipas Konkursit të shpallur për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve shkencore hulumtuese të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2021
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të bëjë zgjedhjen e recensentëve, të cilët do t’i recensojnë propozim projektet e parashtruara sipas Konkursit për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve shkencore hulumtuese të Institucioneve Shkencore Publike për vitin 2021.
Recensentët duhet të jenë nga hulumtuesit kryesorë të mirënjohur dhe të njohur me titull shkencor, gjegjësisht mësimor-shkencor nga fusha shkencore përkatëse dhe fusha shkencore e kërkimit dhe të kenë së paku 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët me përvojë ndërkombëtare.
Recensentët duhet të jenë nga sferat e mëposhtme shkencore, gjegjësisht fushat shkencore të hulumtimit:
|
|
1 |
Shkencat historike |
2 |
Arkeologji |
3 |
Bibliotekë dhe dokumentacioni |
4 |
Shkenca për gjuhë (linguistikë) |
5 |
Historia e artit |
6 |
Shkenca e letërsisë (letërsia maqedonase, poezia, proza, drama) |
7 |
Biologji dhe hidrobiologji |
8 |
Ekologji, limnologji |
9 |
Etnologji dhe etnogjenezë (folklori, kultura shpirtërore) |
10 |
Artet muzikore (etnomuzikologji) |
11 |
Arkitekturë |
Recensentët e zgjedhur, projektet e paraqitura
Do t’i vlerësojnë mbi bazën e kritereve të mëposhtme:
- kontributi i projektit në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- origjinaliteti i qëllimeve dhe lënda e hulumtimit;
- aktualiteti, rëndësia, inovacioni, ndikueshmëria e qëllimeve dhe lënda e hulumtimit;
- qëllimet dhe aktivitetet e përpunuara të detajuara të projektit me indikatorë të qartë dhe të matshëm;
- vërtetësia e arritjes së rezultateve të pritshme dhe mundësive për zbatimin e rezultateve në kornizë reale kohore;
- kompetenca e hulumtuesit kryesor dhe ekipit të propozuar hulumtues;
- Përfshirja dhe aftësimi i të rinjve, kuadro shkencoro-hulumtues;
- plotësimi i kushteve materiale, teknike dhe infrastrukturore për realizimin e projektit;
- plani financiar i detajuar për mjetet e nevojshme për realizimin e projektit dhe arsyeshmëria dhe realiteti i shpenzimeve në planin financiar të propozuar të nevojshëm për realizimin e projektit;
- konkuruenca e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe
- rëndësia e projektit për bashkëpunim ndërkombëtar
Kandidatët e interesuar fletëparqitjes janë të detyruar t’Ia bashkangjesin:
- dëshmi se ata kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, gjegjësisht dëshmi për punën me projekte ndërkombëtare
- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të përfitojë përfitime materiale dhe jomateriale për të dhe të afërmit e tij si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.
Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektiviteti, paanshmëria dhe shmangia e konfliktit të interesit).
Fletëparaqitja për recensent, e plotësuar në mënyrë të rregullt dorëzohet në:
Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës
Sektori për Shkencë dhe Inovacione
Bul "Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54 1000 Shkup
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 01.10.2021 (ora 15:30)
Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të vonuara nuk do të merren parasysh.
Për shkarkim:
Fletëparaqitja për recensent (linku)